iPhone 12 vs iPhone 12 Pro: Gjithçka që dimë deri më tani (duke përfshirë çmimet e secilit model)!
Si çdo vit, modelet e reja të iPhone janë një nga telefonat e mençur më të përfolur dhe të pritur. Edhe në 2020, përkatësisht në periudhën e dytë të vitit 2020 është krijuar shumë zhurmë rreth iPhone 12. Ja çfarë presim prej modeleve të reja të iPhone këtë vit:
Thuhet se në 2020 Apple do të futet në treg me katër modele të reja që përfshijnë, iPhone 12, iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 12 Max.
Nga iPhone 12 presim një ekran me 5.4 inç në Super Retina OLED me një konstruksion alumini.
Të katër modelet thuhet se do të bazohen në një procesor të ri, A14 Bionic. iPhone 12 do të vijë me 4 GB RAM dhe 128 GB memorje. Në pjesën e pasme do të ketë një sistem me dy kamera. Poashtu pritet që versionet e reja të iPhone të kenë një notch më të vogël në pjesën e përparme, si dhe një dizajn më të bukur – të ngjashëm me iPhone 5. iPhone 12 do të kushtojë rreth 649 dollarë.
Më pas Apple do të vijë edhe me iPhone 12 Max i cili do të vijë me një ekran Super Retina në 6.1 inç në OLED dhe trupin prej alumini. Do të ketë 4 GB RAM dhe 128 GB memorje. Përsëri, do të ketë një sistem me dy kamera në anën e pasme. Do të kushtojë 749 dollarë.
Modelet Pro të iPhone konsiderohen pajisjet kryesore në seri. iPhone 12 Pro do të ketë një ekran Super Retina me 6.1 inç, të prodhuar nga Samsung, por me një konstruksion çeliku. Procesori do të shoqërohet me 6 GB RAM dhe 512 GB memorje. Këtë herë, do të ketë tre kamera në anën e pasme. Thuhet se do të jetë në dispozicion në ngjyrë të re Navy Blue. Ky model do të kushtojë 999 dollarë.
Për fund, më i madhi prej tyre do të jetë iPhone 12 Pro Max. Do të ketë një ekran Super Retina OLED me 6.7 inç me një konstruksion çeliku, poashtu. Procesori është A14 Bionic me 6 GB RAM dhe 512 GB memorje. Në anën e pasme do të ketë tre kamera. Çmimi do të jetë pak më i lartë se ai i iPhone 12 Pro, dhe pritjet janë që ky model do të ofrohet në treg për 1099 dollarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Mësohet koha kur do të dalë GTA VI
Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë