LAJMI I FUNDIT:

iPad e gjeneratës së re mund të mos vijnë me Face ID

iPad e gjeneratës së re mund të mos vijnë me Face ID

Me iPad-in e ri të lansiar vitin e kaluar, Apple më në fund solli teknologjinë Face ID në iPad e tyre. Pritet që ky trend të vazhdojë edhe këtë vit, por fatkeqësisht nuk do të jetë për pasuesit e iPad apo iPad mini për të cilët është folur.

Kështu thotë zhvilluesi Steve Troughton-Smith i cili zbuloi referencat e bëra për iPad të ri në iOS 12.2 beta.


Referencat e bëra në iOS beta përmendin një shumëllojshmëri iPad, të cilat përfshijnë modelet celulare dhe WiFi, por nuk kishte referenca për Face ID. Kjo do të thotë se iPad dhe iPad mini do të vazhdojnë të përdorin Touch ID si metodën e preferuar të sigurisë.

Në të vërtetë, lajmi nuk vjen si një surprizë pasi që të dy tabletët supozohet të jenë variante të lira.

iPad buxhetor u lansua në fillim të vitit 2018, ku në të vërtetë u paraqitën pajisje nga gjenerata e mëparshme.

Megjithatë, pajisja ishte më shumë se e falshme duke pasur parasysh nivelin e çmimeve dhe faktin se vjen me lapsin e Apple që lejon studentët dhe artistët të përdorin lapsin e Apple, pa pasur nevojë të paguajnë për iPad Pro.

iPad mini gjithashtu pritet të jetë një freskim i vogël dhe nuk do të jetë asgjë shumë drastike, dhe si i tillë ndoshta do të pozicionohet si një iPad tjetër i përballueshëm dhe më i vogël në madhësi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori