LAJMI I FUNDIT:

Inxhikovë, në kulmin e dimrit pa kushte për jetë (Video)

Inxhikovë, në kulmin e dimrit pa kushte për jetë (Video)

Familjet e prekura nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar e që jetojnë në Lagjen Inxhikovë të Shkupit janë lënë në harresë nga institucionet shtetërore. Disa prej familjeve që vizitoi ekipi i Alsat- M janë duke bërë jetë mizore, pa kushte elementare për jetë, me mure të lagura, dysheme të shkatërruara, dhoma pa ngrohje, mungesë e ushqimit dhe veshmbathjeve. Banorët shprehen të revoltuar për kompensimet që u janë ndarë me të cilat nuk kanë arritur asgjë të bëjnë në riparimin e shtëpive të tyre.

“Shumë keq është, ftohtë, pa rrymë. Kulmi është duke u rrëzuar, lagështi kemi në çdo vend, fëmijët janë të sëmurë, unë jam e sëmurë. Fëmijët si po rrinë kështu në të ftohtë? Çka të bëjmë, duhet të durojmë. Çka keni arrit të bëni me paratë që i keni marrë? Vetëm dollapët i kemi ble, tjetër kurrgjë nuk kemi arrit të bëjmë”.


Ata që ndjejnë më shumë të ftohtin janë fëmijët të cilët këmbëzbathur ecnin nga njëra dhomë në tjetrën. Përveç veshmbathjeve ata kishin nevojë edhe për ushqim.

Për kompensimin e dëmeve, Qeveria e ndau 2 miliardë e 400 mijë denarë të cilat ende nuk janë ndarë nëpër të gjitha familjet e përmbytura. Për shkak të kësaj shumë familje të Hasanbegut dhe Inxhikovës vazhdojnë të jetojnë në shtëpi gjysmë të rrënuara dhe në konviktin e studentëve Tome Stefanovski-Seniç./Telegrafi/