LAJMI I FUNDIT:

Investitorët kanadez të interesuar për sektorin mineral të Kosovës

Investitorët kanadez të interesuar për sektorin mineral të Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti në takim ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, DanielMaksymiuk, që diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

Ministri Shala e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për prioritetet që i ka MTI-ja dhe për mundësin që shteti Kanadez të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve.

“Është nder dhe kënaqësi t’iu pres në takim, sepse Kosova e konsideron më shumë se shtet mik Kanadanë. Po vazhdojë në përmbushjen e planeve që i ka Qeveria e Kosovës, që janë të parapara për këtë vit, njëkohësisht duke e rritur dinamikën në secilën fushë. Brenda këtij resori i kam identifikuar prioritetet e mia të cilat mendoj tëfokusohem më shumë e që janëmbrojtja e konsumatorit, thithja e investimeve tëhuaja, sepse ministria që drejtoj unë implementon edhe Ligjin për Investime Strategjike dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve të cilat ju ofrohen në treg qytetarëve tanë. Po ashtu fokus kam përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përkrahjen prodhuesve vendor dhe promovimin e eksportit”, theksoi ministri Shala.


Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e investimeve kanadezë në sektorin e minierave, që ambasadori Maksymiuk shprehu gatishmërinë e bizneseve të këtij shteti të investojnë në Kosovë për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

Shala kërkoi nga ambasadori që t’i inkurajoi bizneset kanadeze të investojnë në Kosovë duke shprehur gatishmëri për mbështetje të plot, duke treguar përkushtimin e çdo institucioni që të jetë avokat i bizneseve që shprehin vullnet për të investuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pse një euro e fortë është lajm i keq për kompanitë evropiane?

Pse një euro e fortë është lajm i keq për kompanitë evropiane?

Botë
Qysh me u vesh si zotni në sezonin e dasmave?

Qysh me u vesh si zotni në sezonin e dasmave?

Ekonomi
Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

Ekonomi
Ofertat më të mëdha të Amazon Prime Day po vijnë – Ja si mund t’i bleni edhe nga Kosova me Paketos!

Ofertat më të mëdha të Amazon Prime Day po vijnë – Ja si mund t’i bleni edhe nga Kosova me Paketos!

Ekonomi
IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

Ekonomi
Derivate cilësore për rrugë të gjata vetëm nga Petrol Company

Derivate cilësore për rrugë të gjata vetëm nga Petrol Company

Ekonomi
Kalo në kategori