Klinika VatanMed ofron shërbime në fushën e mbjelljes së flokëve, mjekrës, mustaqeve dhe vetullave si dhe shërbimet tjera si ato dentare dhe estetike. Me qëllim që të jetë më afër pacientëve nga Kosova dhe mërgata, prej dy vitesh është e pranishme në vendin tonë. Rishtazi ka hapur klinikën e re në qendër të Prishtinës.
Pronari i kësaj klinike, Uğur Öztürk thekson se VatanMed në Kosovë sjell përvojën 15 vjeçare në katër kontinente, përkatësisht 15 shtete të botës, që përfshinë mbjelljen e flokëve, por edhe intervenimet estetike si në dhëmbë ashtu edhe pjesë të ndryshme të trupit, nga ekipe profesionistësh, të cilët përdorin teknologjinë e avancuar si dhe metodat më bashkëkohore.
Ai pohon se në të shkuarën pacientët nga vendet e ndryshme kanë shkuar në Turqi për të realizuar intervenimet në mbjelljen e flokëve apo operacionet estetike dhe dentare. VatanMed në vitet e fundit ka ndryshuar qasjen, duke hapur klinika në shtetet përkatëse për t’i afruar shërbimet tek pacientët, në mënyrë që këta të fundit të kursehen nga shpenzimet e udhëtimit si dhe të akomodimit.
“Periudha e pandemisë ka dëshmuar se strategjia jonë e shtrirjes në vende të ndryshme të botës ka qenë një hap në drejtimin e duhur”, thotë Öztürk.
Sipas tij, hapja e klinikës në Kosovë përkatësisht në Prishtinë ka qenë njëra prej fazave të rëndësishme të kësaj shtrirjeje, ngase shërbimet e VatanMed janë më afër pacientëve nga Kosova, si dhe mërgimtarëve që jetojnë në shtete të ndryshme evropiane, ku këta të fundit pas intervenimeve të realizuara në vizitat e radhës me vete sjellin edhe miqtë nga shtetet respektive, si Zvicra, Gjermania, Franca apo edhe Amerika.
Pse duhet zgjedhur klinikën tuaj për mbjellje të flokëve apo për intervenime estetike ose dentare?
Öztürk: Këtë rrugëtim e kemi nisur për ta fituar besimin e njerëzve. Për çdo intervenim kemi ekipe të profesionistëve të dalluar, të cilët përdorin teknologjinë e fundit dhe metodat më bashkëkohore. Veçoria jonë kryesore është se ofrojmë dokument garancie.
Dhe ky dokument garancie vlen në të gjitha degët tona. Në qoftë se pacienti nuk është i kënaqur me trajtimin këtu, atëherë duke i mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit i dërgojmë ata në klinikën tonë në Stamboll.
Gjithashtu më duhet të theksoj se për profesionistët tanë që vijnë nga Turqia ne sigurojmë lejet e punës, duke ua mundësuar atyre qëndrimin në Kosovë. Në këtë mënyrë kemi mundësinë që të ofrojmë shërbime 24/7, me ç’rast mjeku përkatës në vazhdimësi përcjellë gjendjen e pacientit, gjë që mundëson edhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë.
Si vendosët që ta hapni klinikën e VatanMed në Prishtinë?
Öztürk: Kërkesat e qytetarëve të Kosovës për shërbimet tona kanë qenë të mëdha. Ata vazhdimisht vinin në vendin tonë për këto lloj intervenimesh. Dy vite më parë, pasi e pamë këtë potencial, vendosëm që cilësinë e njëjtë të klinikës sonë në Stamboll ta sjellim edhe në Kosovë.
Ekipet tona përbëhen nga profesionistë turq. Prania jonë në Prishtinë ka sjellë lehtësira financiare dhe mundësi ideale në ambientin e ri me kushte bashkëkohore për pacientët kosovarë, sikurse që ka kursyer edhe kohën e tyre, pasi kontrollet rutinore realizohen në klinikën tonë në kryeqytet.
Sa kushtojnë shërbimet që ofrohen nga VatanMed?
Öztürk: Politika jonë është që pacientëve t’ju ofrojmë garanci për çmimin më të mirë. Ne ofrojmë garanci për cilësi dhe çmim. Disa vite më parë, mbjellja e flokëve është konsideruar si shpenzim luksi dhe operacion që kushton shtrenjtë. Por ne e kemi dëshmuar se shërbimet cilësore nuk kushtojnë shtrenjtë.
Cilat janë kërkesat kryesore të pacientëve në klinikën tuaj?
Öztürk: Nëse flasim për mbjelljen e flokëve, duhet theksuar se burrat makijazh të vetëm kanë flokët dhe mjekrën. Prandaj edhe rënia e flokëve paraqitet si një problem estetik, por në raste të caktuara ka edhe efekte psikologjike tek burrat. Në klinikën tonë në Prishtinë kemi kërkesa të shumta sidomos nga mërgimtarët, të cilët pas intervenimeve të realizuara në vizitat e radhës me vete kanë sjellë edhe miqtë nga shtetet respektive, si Zvicra, Gjermania, Franca dhe Amerika, duke marrë parasysh edhe raportin cilësi dhe çmim. Sa i përket kënaqshmërisë së pacientëve kemi vlerësime të larta, edhe në platformat online si Facebook, Instagram e Google.
Ndërsa te gratë, mbjelljen e flokëve mund ta bëjmë me një teknikë të veçantë, do të thotë pa i prerë flokët. Kjo teknikë përdoret vetëm në Turqi, dhe ne e kemi sjellë edhe në Kosovë.
Pos kësaj, në Kosovë kemi sjellë edhe profesionistët për operacione estetike dhe dentare, duke mundësuar ofrimin e të gjitha shërbimeve që kanë të bëjnë me estetikën te gratë dhe burrat.
Sa zgjat operacioni i mbjelljes së flokëve?
Öztürk: Ky proces mund të zgjasë 6-9 orë në varësi të përvojës dhe ekspertizës së personave që e bëjnë mbjelljen, dhe në varësi të numrit të transplanteve. Kur e bëjmë mbjelljen e flokëve, nëse është e nevojshme, ne rezervojmë tërë ditën tonë për një pacient dhe punojmë me përpikëri pa ndonjë kufizim kohor. Shumë pacientë pyesin se për sa kohë do të shërohen pas mbjelljes së flokëve dhe nëse do të ndiejnë dhimbje gjatë operacionit. Meqenëse në operacionin e mbjelljes së flokëve aplikohet një sistem i ri, ndjenja e djegies ose dhimbjes zbritet në minimum. Pacientët meqë nuk ndjenjë dhimbje, këtë proces e kalojnë shtrirë duke biseduar, apo edhe duke e shikuar telefonin apo televizionin.
Cilat hapa duhet ndjekur pas mbjelljes së flokëve?
Öztürk: Pas mbjelljes së flokëve, pacientët tanë mund të na vizitojnë kur të duan. Ne bëjmë kontrollet e duhura me kohë. Pastaj realizohet kujdesi i parë dhe larja e parë. Pacientit i tregohet se çfarë duhet të bëjë ai për një muaj dhe gjatë një viti.
Ne e monitorojmë atë periodikisht brenda periudhës një vjeçare. Ne e kemi softuerin tonë dhe falë tij mund të ndjekim pacientët tanë.
Çfarë planesh keni për të ardhmen e klinikës tuaj në Prishtinë?
Öztürk: Misioni ynë në Kosovë është që të ofrojmë shërbime të operacioneve estetike dhe shëndetësore të nivelit botëror. Gjithashtu një qytetar i Kosovës që banon kudo në botë, kur të vijë në vendin e tij për pushime, pos që do të kalojë kohën e tij të kufizuar të pushimeve në vendin e tij në të njëjtën kohë do ti plotësojë edhe nevojat e tij shëndetësore në aspektin estetik. Për këtë arsye, ne kemi hapur një qendër shëndetësore bashkëkohore në qendër të Prishtinës.
Nëse keni nevojë për intervenime të tilla, mund të caktoni termin për konsultim falas duke kontaktuar VatanMed-in në numrin e telefonit: 045 781 888, ose ta vizitoni klinikën në qendër të Prishtinës, në rrugën Nënë Tereza Nr. 1, Prishtinë.
Për më shumë informata mund ta vizitoni edhe web faqen e VatanMed: vatanmed.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij