LAJMI I FUNDIT:

“Intervenimi i NATO-s i dha fund konfliktit” – lufta në Kosovë përmendet si histori suksesi në dokumentarin e Aleancës Veri-Atlantike

“Intervenimi i NATO-s i dha fund konfliktit” – lufta në Kosovë përmendet si histori suksesi në dokumentarin e Aleancës Veri-Atlantike

Aleanca Veri-Atlantike NATO, është aleanca më e suksesshme politiko-ushtarake në botë.

NATO së fundmi ka realizuar një dokumentar rreth misionit të saj gjatë 75 viteve të ekzistencës.


Në këtë dokumentar thuhet se Aleanca ka arritur të përballojë sfidat, të zgjerojë rolet dhe misionin e saj.

Nga dita e themelimit në 1949 deri në përforcimin e Evropës Lindore në 2022, ky dokumentar eksploron momentet që përcaktojnë Organizatën sot përmes syve dhe përvojave personale të njerëzve që kanë parë këto momente kryesore.

Dokumentari përfshinë disa nga momentet kyçe të intervenimit të NATO-s, duke filluar me Luftën e Ftohtë kur Aleanca Veri-Atlantike pengoi me sukses Bashkimin Sovjetik nga agresioni kundër Evropës Perëndimore.

Tutje përmendet sesi në vitet 1990, NATO ndihmoi për t’i dhënë fund konflikteve etnike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe luftën në Kosovë, shkruan Telegrafi.

“Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, urdhëroi një goditje brutale ndaj shqiptarëve në Kosovë”, është fraza me të cilën në këtë dokumentar nis shpjegimi për luftën në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO-s.

Në dokumentar përfshihet edhe deklarata e Javier Solana që në atë periudhë ishte Sekretar Gjeneral i NATO-s.

“Ne duhet të ndalojmë dhunën dhe ti japim fund një katastrofe humanitare që po ndodh tani në Kosovë”, thotë Solana.

NATO lansoj një fushatë ajrore në vitin 1999 për të ndalur krizën humanitare që po ndodhte në Kosovë.

“Intervenimi i NATO-s i dha fund konfliktit”, thuhet në dokumentarin e NATO-s ku flitet për luftën në Kosovë.

Në vitin 2024, NATO është më e madhe dhe më e fuqishme – politikisht dhe ushtarakisht, se sa ishte në vitin 1949. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndryshuar, ajo mbetet e përkushtuar ndaj qëllimit të saj thelbësor të mbrojtjes kolektive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori