Interi me mungesa të mëdha përballë Rapidit, formacionet zyrtare

Skuadra e madhe italiane Inter, do të vazhdoj të luaj në garat evropiane.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Inter do të jetë pjesëmarrës në Ligën e Evropës ku për kundërshtar në 1/16 e finales do ta ketë Rapidin e Vjenës.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti do të ketë disa mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë.
Mbrojtësi sllovak Milan Skriniar dhe mesfushori kroat Marcelo Brozovic mungojnë shkaku i kartonëve.
Ndërkohë mungesë e madhe është edhe ajo e sulmuesit Mauro Icardi që nuk ka pranuar të luaj këtë takim pasi klubi ia hoqi shiritin e kapitenit.
Gjithsesi Neroazzurët janë favorit për ta fituar këtë takim dhe synojnë të marrin një rezultat sa më të mirë.
Ndërkohë ekipi austriak është i plot për këtë takim dhe nuk ka asnjë mungesë.
Formacionet zyrtare: Rapid: Strebinger, Muldur, Hofmann, Barac, Auer, Martic, Schwab, Ivan, Murg, Mbombo, V. Berisha.
Inter: Handanovic, Cederic, De Vrij, Miranda, Asamoah, Vecino, Valero, Politano, Nainggolan, Perisic, Lautaro. /Telegrafi/


















































