Interi luan për fitore ndaj Torinos pas dy barazimeve radhazi, formacionet zyrtare

Interi dhe Torino kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Torinos në takimin i cili pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 15:00.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi dhe synon fitoren për të mbetur në hap me kreun e tabelës.
Në anën tjetër, mysafirët kanë filluar të gjejnë formën pas një fillimi të dobët të sezonit dhe synojnë të marrin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.
Inter: Handanovic, D'Ambrosi, Ranocchia, Bastoni, Hakimi, Gagliardini, Vidal, Young, Barella, Lukaku, Alexis.
Torino: Sirigu; Bremer, Lyanco, Nkoulou; Singo, Meite, Rincon, Linetty, Ansaldi; Verdi, Belotti
/Telegrafi/



































