Interi klub anti-shqiptar? Ja çka ka bërë gjatë luftës në Kosovë! (Foto/Video)

Mjaftoi një fotografi në rrjetet sociale ku shihej një banderolë “Kosova është Serbi” që tifozët ballkanas, posaçërisht ata shqiptarë, të shpërthejnë me debate në mes vete.
Përveç debateve sportive në forume, grupe dhe faqe të ndryshme mes shqiptarëve tifozëve serbë, debati vazhdoi edhe në mes tifozëve shqiptarë, ku njëra pjesë mbronte Interin dhe tjetra kritikonte.
Ata që ishin kundër zakonisht fjalët e tyre i ngritnin për numrin e madh të lojtarëve serbë viteve të fundit te klubi nga Milano dhe se si kjo banderolë u fut brenda në stadium.
Kurse kundërpërgjigjja e atyre që mbronin Interin ishte, se klubi i tyre nuk krijon ndarje dhe se një pëlhurë me një mbishkrim të tillë mund të futet nga kushdo. Po ashtu dhe duke u krenuar me faktin se një grup tifozësh shqiptarë më herët kishin hapur një flamur gjigant të Shqipërisë në Giuseppe Meazza dhe se Nerazzurrët janë klub që kanë ndihmuar Kosovën gjatë luftës, transmeton Telegrafi.
Tani t’i shtjellojmë arsyet e fundit. Se Interi ka pasur shumë lojtarë serbë është fakt, ose më saktësisht shtatë të tillë gjatë historisë. Por, nuk duhet harruar se Nerazurrët janë krijuar që t’u japin mundësi të gjithë nacionaliteteve të luajnë futboll. Gjithsesi, numri i lojtarëve serbë është shtuar viteve të fundit, ashtu siç ka ndodhur edhe në Serie A, pothuajse në çdo skuadër.
Tani të kalojmë te tema që na intereson të gjithëve, Interi dhe Kosova. Klubi nga Milano, ka qenë kategorikisht kundër luftës që serbët bënin në Kosovë, duke kërkuar paqe. Por, kjo nuk ndodhi dhe ndërhyrja e ndërkombëtare erdhi dhe siç e dimë shumë nga qytetarët e Kosovës ikën në Shqipëri.
Dhe këtu filloi edhe Interi të lëvizë, ku dërgoi shumë njerëz profesionalë në kuadër të Inter Campus, që t’i ndihmojnë shqiptarët, posaçërisht fëmijët që të largonim mendjen nga lufta, duke u përqendruat te futbolli.
Por, nuk mbaron me kaq. Pas luftës Interi i kishte dhënë leje fenomenit brazilian, Ronaldo, që ta vizitonte Kosovën, përkatësisht Gjakovën. Sulmuesi i njohur botëror kishte ardhur në kuadër të një fushate të UNDP dhe kishte dhuruar rreth 30 mijë dollarë për rregullimin e një shkolle, raporton Telegrafi.
Në nëntor të vitit 2012, ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ishte thirrur në OKB për të folur për ndikimin e futbollit në jetë. Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe ish-ministri serb, Vuk Jeremic, i cili në atë kohë kishte një rol kryesues në OKB, por me t’i dhënë fjalën Morattit, ku i fundit përmendi edhe Kosovën: “Kemi qenë në Kosove, në mes të luftës. Fëmijët vinin nga familje në gjendje të tmerrshme dhe ne kemi ndjere nevojën t’i ndihmojmë”.
Shumë tifozë shqiptarë janë bërë me Interin nga kohët e Inter Campus dhe sot kemi dy Inter Klube zyrtare të njohura nga vetë skuadra italiane, nga të cilat nuk mungoi edhe reagimi për banderolën e lartpërmendur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës