Interi nuk do të mund të llogarisë deri në tetor te sulmuesi belg Romelu Lukaku, i cili ka pësuar një dëmtim. 

Interi njoftoi të hënën se Lukaku kishte dëmtuar një muskul në këmbën e majtë dhe se situata e tij do të rivlerësohej javën e ardhshme, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e sonte kundër Cremonese.


Ai po ashtu o të humbas derbin kundër Milanit të shtunën dhe ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që Nerazzurrët e luajnë javën e ardhshme kundër Bayern Munich.

Romelu Lukaku

Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport shkruajnë se Lukaku, si dhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, duan që lojtari të kthehen në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, në rastin më të mirë do të ndodhë në ndeshjen e fundit para pushimit që Interi e luan ndaj Udineses, por me shumë mundësi do të duhet të presë deri në tetor.

Lukaku u kthye në Inter në formë huazimi nga Chelsea këtë verë dhe deri më tani ka regjistruar një gol dhe një asistim pas tre ndeshjeve të luajtura në Serie A.

Lukaku

Kundërshtarët e radhës të Interit janë Cremonese, Milan, Bayern, Torino, Viktoria Plzen dhe Udinese, dhe në ndeshjen e parë pas pushimit të shtatorit ata do të përballen me Romën. /Telegrafi/

telegrafi sport app