Interi ka gjetur pasuesin e Davide Frattessit, pasi është në negociata të avancuara me Liverpoolin për mesfushorin Curtis Jones.

Frattesi ka mbetur vetëm që të jep “dritën jeshile” për kalimin te Nottingham Foresti, andaj “Neurazzurët” po bëjnë çmos për t’u përforcuar.


Gazetari Fabrizio Romano raporton se Interi dhe Liverpooli janë në negociata për huazimin e anglezit, meqenëse nuk është titullar te “Reds”.

“Interi është në bisedime direkte me Liverpoolin për Curtis Jones në formë huazimi me opsion blerje”.

“Negociatat po vazhdojnë, por gjithashtu është i lidhur me Davide Frattesit, ku Nottingham po pret përgjigje”.

“Interi dhe Liverpooli po vazhdojnë sonte diskutimet”, raportoi ai ndër të tjera.

Përndryshe, Frattessi thuhet se po pret një ofertë nga Juventusi ku kanë mbetur më pak se 48 orë para se të mbyllet afati kalimtar dimëror./Telegrafi

telegrafi sport app