Agjenti i mesfushorit të Bolognas, Godfred Donsah, ka konfirmuar se Nerazzurët e duan mesfushorin.

21 vjeçari ka impresionuar për ekipin që drejtohet nga Roberto Donadoni dhe tash po lidhet me një kalim te San Siro.


Agjenti i lojtarit tash ka konfirmuar se mesfushori po kërkohet nga zikaltrit dhe se ai do të kalojë sipas të gjitha gjasave te Interi në janar.

“A e dëshiron Interi atë? Asnjë prej drejtorëve nuk më ka kontaktuar për shkak se jam në Ganë, por duket e qartë se Interi po mendon për të”.

“Mendoj se është lajm i mirë, do të thotë se lojtari po rritet. Do të ishte një mundësi e rëndësishme për të. A mund të ndodh në janar? Ai është një lojtar kyç për Donadonin. Por, mendoj se është e mundur. Interi është top klub dhe të gjithë duan të luajnë për Interin”.

donsah 2

“Në verë ai ka pasur çmim prej 10 milionë eurosh, pro tash besoj se është rritur. Donsah dëshiron të arrijë synimet e tij dhe do të ishte i lumtur të luftonte për Nerazzurët”, deklaroi agjenti i lojtarit.

Nerazzurët kanë nisur suksesshëm sezonin me gjashtë fitore dhe vetëm një barazim.

/Telegrafi/

telegrafi sport app