LAJMI I FUNDIT:

Interesimin e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-së, ARKEP thotë se e kuptoi nga mediet

Interesimin e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-së, ARKEP thotë se e kuptoi nga mediet

Ende asgjë zyrtare nuk ka për blerjen e operatorit IPKO nga Telekomi i Serbisë, kështu ka thënë anëtari i bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Shqipërim Pula gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi dhe Tregti.

Derisa ka theksuar se për një proces të negociatave ndërmjet Telekomit të Sllovenisë dhe atij të Serbisë janë njoftuar nga mediet.


“As edhe njoftim zyrtar ne si ARKEP nuk kemi për atë që është thënë në media. Por, nevoja e ndërhyrjes së shtetit është e nevojshme gjithnjë për sigurinë kombëtare. Unë personalisht nuk do ta nënshkruaja një licencë të tillë”, tha ai.

Derisa, Pula ka thënë se këto qarkullime në media mund të jenë edhe spekulime, tha se nga 5 korriku ka filluar procesi i shitjes së IPKO-së.

ARKEP ftohet të raportojë para komisionit për ofertën e Telekomit serb për ta blerë IPKO-n
Lexo po ashtu ARKEP ftohet të raportojë para komisionit për ofertën e Telekomit serb për ta blerë IPKO-n

“Nëse ndodhë një dyshim i subjektit vjen kah ne, por meqë neve s’na ka ardhur asnjë njoftim zyrtar ne s’kemi kërkuar informata zyrtare nga IPKO”, tha ai.

Anëtari i komisionit, Hekuran Murati tha se papërgjegjësia e ARKEP është pasi nuk ka kërkuar zyrtarisht procedurat për shitjen e këtij operatori, në këtë rast të IPKO-së.

Derisa Pula ka thënë se ka takuar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, për atë që ka qarkulluar në media lidhur me interesimin e Telekomit të Serbisë për IPKO. Ai ka thënë se bordi ka mandat për vendimmarrje është funksional në ARKEP. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori