LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh për konvertimin e targave ilegale, Qeverisë i kërkohet që ta shtyjë afatin

Interesim i madh për konvertimin e targave ilegale, Qeverisë i kërkohet që ta shtyjë afatin

Banorët serbë kanë bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës që të shtyhet afati për konvertimin e targave ilegale.

Këtë e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Brendshme, megjithatë kanë thënë se ende nuk ka vendim.

Nga targat ilegale në RKS – 3 mijë qytetarë në veri kanë riregjistruar veturat e tyre
Lexo po ashtu Nga targat ilegale në RKS – 3 mijë qytetarë në veri kanë riregjistruar veturat e tyre

Nga ky dikaster po ashtu kanë bërë të ditur se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’i konvertuar targat ilegale në RKS.


“Sot është afati i fundit për konvertimin e targave ilegale në RKS. Është bërë kërkesë që të shtyhet ky afat, por ende nuk ka vendim. Mund të them se interesimi është shumë i madh për konvertimin e targave”, ka thënë zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Më tej, ajo ka njoftuar se deri pak para orës 12:00 të së enjtes, gjithsej 3 mijë e 892 vetura janë konvertuar me targa RKS.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori