Me 28 dhjetor, Cineplexx do të organizojë sërish eventin Premiere Night, këtë herë me filmin e aventurë/komedi/aksion “Jumanji”.

Qysh në fillim, interesimi ka qenë shumë i madh për këtë film, duke e marrë parasysh që aventura e Jumanji ka filluar në vitin 1995. Filmi i 2017-tës do të jetë si vazhdim dhe modernizim i pjesës së parë me aktorë të njohur Dwayne Johnson, Jack Black, Kevin Hart, Karen Gillan.


foto1 9

Cineplexx për këtë film, do të organizojë eventin Premiere Night, ku përveç premierës së “Jumanji” do të shumë shpërblime dhe aktivitete.

foto2 3

Ngjarja e filmit zhvillohet kur katër adoleshentë zbulojnë një lojë të vjetër të quajtur Jumanji, ku bukfalisht bëhen pjesë e lojës në atmosferën e xhunglës, me karakteret që kanë zgjedhur në lojë.

foto3 3

Momentalisht, janë shitur mbi 400 bileta, ndërsa interesimi vetëm po rritet. Për këtë arsye, Cineplexx ka hapur 8 termine vetëm për këtë ditë. Oraret mund t’i shihni këtu.

Biletat mund t’i blini çdo ditë në Cineplexx prej orës 15:15. Nxitoni sepse numri është i limituar!