Interesim i jashtëzakonshëm për filmin Fifty Shades Freed në Cineplexx! Mbi 1500 bileta të shitura - a do jetë premiera rekord? (Foto)

Cineplexx organizon për herë të parë në vitin 2018 eventin Ladies Night me premierën e filmit “Fifty Shades Freed”, dhe interesimi është i jashtëzakonshëm!
Pjesa e tretë e “Fifty Shades Freed” ka zgjuar interesim shumë të madh tek adhuruesit e filmave romancë. Deri tani, Cineplexx ka zbuluar se janë shitur mbi 1500 bileta, dhe interesimi vetëm po rritet!
Pjesa e fundit e kapitullit “Fifty Shades” ka të bëjë me Anastasia Steele, e cila duhet të përshtatet jo vetëm me jetën e saj të re si e martuar, por dhe më jetën luksoze të bashkëshortit të saj, e me natyrën e tij poseduese.
Gjatë kësaj nate speciale, do të ketë edhe pije falas për të gjithë, si dhe aktivitete të ndryshme.
Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx. Oraret e filmit: https://goo.gl/Rda6NY















































