LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca ukrainase: Kemi sulmuar bazën ajrore të rusëve në Krime, dëmet janë të mëdha

Inteligjenca ukrainase: Kemi sulmuar bazën ajrore të rusëve në Krime, dëmet janë të mëdha

Shërbimi Sekret i Ukrainës dhe marina e këtij vendi kanë kryer një operacion special në Krimenë e aneksuar në natën e 20 shtatorit, duke sulmuar fuqishëm më dron aeroportin Saky.

Burime brenda inteligjencës ukrainase kanë thënë se kanë përdorur fluturaket pa pilot për të goditur mbrojtjen kundërajrore të rusëve, e më pas i kanë sulmuar edhe me raketat Neptun, transmeton Telegrafi.

Të paktën 12 aeroplanë luftarakë, përfshirë Su-24 dhe Su-30 si dhe sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Pancir gjendej në aeroport.


Ky aeroport shërben si bazë për trajnimin e operatorëve të fluturakeve pa pilot Mohayer. Këto fluturake i shfrytëzon Rusia për koordinimin e sulmeve ajrore, e nganjëherë si dron kamikaz.

Jo njëherë, por dy – tanku ukrainas godet direkt atë rus nga një distancë shumë e vogël
Lexo po ashtu Jo njëherë, por dy – tanku ukrainas godet direkt atë rus nga një distancë shumë e vogël

Burime nga inteligjenca ukrainase dhe marina e këtij vendi kishin koordinuar punës me qëllimin e vetëm – t’i shkaktojnë sa më shumë dëme ushtrisë ruse.

Nga Kievi është bërë të ditur se personeli ushtarak rus ka pësuar humbje të mëdha, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarak.

E edhe ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar për shpërthime në Krimenë e aneksuar, duke pretenduar se kanë arritur të rrëzojnë 19 dronë mbi Gadishull. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Botë
Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Dy të vdekur, disa të tjerë të plagosur - pamje që tregojnë momentin e të shtënave në një park në Rochester të Nju Jorkut

Amerika
Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Gjermania zbulon paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën

Botë
Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të

Përplasje diplomatike që ka arritur në një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të "bashkohet në një union me Putinin"

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Kalo në kategori