LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike: Putini po përpiqet të parandalojë një rebelim në Rusi

Inteligjenca britanike: Putini po përpiqet të parandalojë një rebelim në Rusi

Kundërzbulimi i inteligjencës ushtarake të Britanisë së Madhe në raportin më të fundit për luftën në Ukrainë, i ka kushtuar rëndësi të madhe ligjit të ri rus për “agjentët e huaj”, që Kremlini do t’i shfrytëzojë për të shtypur kritikët e luftës në Ukrainë.

Kujtojmë që presidenti rus Vladimir Putin ndryshoi ligjin që ishte në fuqi deri në vitin 2012, ku detajet personale përfshirë adresat e të ashtuquajturve “agjentë të huaj” mund të publikohen, që do të thotë se i ekspozohen rrezikut dhe keqtrajtimit, transmeton Telegrafi.


Ky ligj pritet të hyjë në fuqi nga nesër, kurse më herët ligji ka qenë i kufizuar për individët dhe institucionet për të cilat Kremlini pretendonte se kishte marrë mbështetje financiare nga jashtë.

Por tashmë ligji shtrihet për të gjithë ata që qeveria vlerëson se janë nën “ndikim apo presion” nga jashtë.

“Kremlini ka të ngjarë të veprojë në mënyrë parandaluese për të parandaluar një kryengritje më të madhe në Rusi, duke pasur parasysh se konflikti në Ukrainë vazhdon dhe ndikon gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme të rusëve”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori