LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Sipas katër personave të njohur me informacionet e fundit të inteligjencës amerikane dhe një dokumenti të analizuar nga CNN, kundërshtarët e huaj, përfshirë Rusinë dhe Kinën, kanë drejtuar shërbimet e tyre të inteligjencës për të intensifikuar rekrutimin e punonjësve federalë amerikanë që punojnë në sigurinë kombëtare, duke u fokusuar tek ata që janë larguar nga puna ose që ndihen se mund të largohen së shpejti.

Inteligjenca tregon se kundërshtarët e huaj janë të gatshëm të shfrytëzojnë përpjekjet e administratës së presidentit, Donald Trump për të realizuar largime masive nga shërbimi federal – një plan të shpalosur nga Zyra e Menaxhimit të Personelit.

Rusia dhe Kina po përqendrojnë përpjekjet e tyre tek punonjësit e larguar rishtazi që kanë kualifikime sigurie dhe punonjësit provizorë në rrezik të largimit, të cilët mund të kenë informacione të vlefshme për infrastrukturën kritike të SHBA-së dhe burokracinë e qeverisë, tha një nga burimet. Të paktën dy shtete tashmë kanë krijuar faqe rekrutimi dhe kanë filluar të veçojnë agresivisht punonjësit federalë në LinkedIn, shtuan dy nga burimet.


Një dokument i prodhuar nga Shërbimi i Hetimeve të Krimeve Detare tha se komuniteti i inteligjencës vlerësoi me “besim të lartë” se kundërshtarët e huaj po përpiqeshin të rekrutojnë punonjës federalë dhe “të kapitalizojnë” përpjekjet e administratës Trump për largime masive.

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?
Lexo po ashtu Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Dokumenti shtoi se oficerët e inteligjencës së huaj ishin udhëzuar të kërkonin burime të mundshme në LinkedIn, TikTok, RedNote dhe Reddit, transmeton Telegrafi.

Të paktën një oficer i inteligjencës së huaj udhëzoi një aset të krijonte një profil kompanie në LinkedIn dhe të publikonte një njoftim për punë, dhe të ndiqte aktivisht punonjësit federalë që tregojnë se janë “të hapur për punë”, thuhet në dokumentin e NCIS.

Kundërshtarët mendojnë se punonjësit “janë më të pambrojtur tani,” tha një tjetër burim. “Të papunë, të hidhëruar për shkak të largimit nga puna, etj”.

“Një imagjinatë e thjeshtë është e mjaftueshme për të parë se këta punonjës të braktisur federalë, me një pasuri njohurie institucionale, përfaqësojnë shënjestra tërheqëse për shërbimet e inteligjencës së konkurentëve dhe kundërshtarëve tanë”, tha një burim i tretë i njohur me vlerësimet e fundit të SHBA-së për CNN.

Inteligjenca duket të konfirmojë atë që ishte më parë një frikë hipotetike për zyrtarët aktualë dhe të SHBA-së: që largimet masive mund të ofrojnë një mundësi të pasur për rekrutimin e shërbimeve të inteligjencës të huaja, të cilat mund të përpiqen të shfrytëzojnë ish-punonjësit e ndjeshëm financiarisht ose të zemëruar. Departamenti i Drejtësisë ka akuzuar disa ish-zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës për ofrimin e inteligjencës amerikane për Kinën në vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika

"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori