LAJMI I FUNDIT:

Instrumentalizimi i mitit për Vidovdanin nga politikanët serbë

Instrumentalizimi i mitit për Vidovdanin nga politikanët serbë

Ditën kur shënohet 627-vjetori i Betejës së Kosovës, më 28 qershor, një shtatore gjigante e Car Lazarit do të vendoset në veri të Mitrovicës, në sheshin që mban emrin e njëjtë.

Shtatorja e gjatë 12 metra është donacion i Serbisë, ndërkaq lejen për vendosjen e saj formalisht e ka miratuar Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore, në një seancë të jashtëzakonshme, shkruan sot Koha Ditore.


Në politikën serbe ngrihet lart figura e mbretit Lazar, që shkon deri në legjendë, të cilën për qëllime të veta e kanë përdorur shpesh udhëheqësit serbë.

27 vjet më parë, përvjetori i kësaj beteje kishte tubuar në mitingun e Gazimestanit rreth 1 milion serbë, aty ku u promovua fuqizimi politik i Slobodan Milosheviqit, i cili më pas u bë njeriu numër një në hierarkinë politike në Serbi.

Janë të njohura pasojat dhe luftërat e përgjakshme në Ballkan që solli udhëheqja e tij, e të cilat kulmuan në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori