LAJMI I FUNDIT:

Instruktori i vozitjes përplaset në murin e autoshkollës

Instruktori i vozitjes përplaset në murin e autoshkollës

Një instruktor i vozitjes në Kolorado, është përplasur aksidentalisht në murin e përparmë të autoshkollës Community Driving School derisa tentonte që të parkonte veturën e tij.

Teksa askush nuk u lëndua rëndë, Hyundai Tucson i përplasur nën sinjalistikën “Mëso të ngasësh” mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme reputacionin e biznesit, e edhe në karrierën e instruktorit të përfshirë.

Në një postim në rrjetin social X nga Departamenti i Policisë së Lakewood, kamerat e sigurisë e shfaqin momentin kur vetura e cila shkon drejt hapësirës së parkingut përballë autoshkollës, dhe disa sekonda më pas me shpejtësi shkon drejt ndërtesës, shkruan Drive, përcjell Telegrafi.


Postimi vë në dukje se disa njerëz u detyruan t’i ikin rrezikut pasi vetura goditi ndërtesën dhe se shoferi u gjobit për një shkelje të trafikut.

Nuk janë dhënë specifika për shkakun e aksidentit, por Drive supozon se meqë shoferi u penalizua për incidentin, ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për një gabim të përdoruesit dhe jo për mosfunksionim të veturës.

Ndoshta incidenti i kësaj jave do të jetë pjesë e materialit të tyre përgatitor, si një shembull i shkëlqyer për të ilustruar se pas timonit, gjërat mund të shkojnë keq pavarësisht nga përvoja juaj. /Telegrafi/