LAJMI I FUNDIT:

Instituti Pavel Shatev: Shteti i Maqedonisë po asgjësohet

Instituti Pavel Shatev: Shteti i Maqedonisë po asgjësohet

Këto ditë jemi dëshmitar për asgjësim të shtetit të Maqedonisë, për shkatërrim të sovranitetit të saj dhe identitetit kombëtar. Nuk është e rastësishme koha e ngjarjeve që ndodhin nga skenari politike për përndjekje të partisë OBRM-PDUKM dhe vizita e sotme e ndërmjetësuesit për emrin Methew Nimetz, deklaroi Cvetin Çilimanov, në tribunën e sotme të Institutit Pavel Shatev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e qartë se organizatorët e këtij skenari që ndodh viteve të kaluar, ju shpejtohet që sa më parë ta mbarojnë idenë e ekzistimit të Maqedonisë sovrane dhe ta vendosin nën kontroll dhe ta asgjësojnë partinë, e cila për momentin është garanca e vetme për idenë e shtetit maqedonas të pavarur”, tha Çilimanov nga Instituti.


Edhe anëtarë tjerë të këtij Instituti, theksuan se OBRM-PDUKM-ja po sulmohet me qëllim që të dobësohet edhe shteti i Maqedonisë./Telegrafi/