LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP: Pandemia e COVID-19 ndikoi që të hyrat buxhetore të janë 133 milionë euro më pak

Instituti GAP: Pandemia e COVID-19 ndikoi që të hyrat buxhetore të janë 133 milionë euro më pak

Në periudhën mars-maj 2020, kur ishin ndalur shumica e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat buxhetore ishin për 133 milionë euro apo 28.2 për qind më të ulëta së në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa shpenzimet për 4.7 milionë euro apo vetë 1 për qind më të ulëta.

Kështu thuhet në raportin “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës“, prezantuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, përcjell Telegrafi.

“Rënia e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve, do të bëjë që për herë të parë të tejkalohet rregulla e deficitit buxhetor. Me gjithë rritjen e deficitit, Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon”, thuhet në raport.


Sipas GAP-it, edhe pse është planifikuar rritja e shpenzimeve, kategoria e investimeve kapitale si një kategori e cila ndihmon në rritje më të shpejt ekonomike, pritet të ketë një rënie të theksuar krahasuar me planifikimin.

Të hyrat buxhetore nga tatimet indirekte, mars-maj 2019-2020 | Burimi: Instituti GAP dhe MF

“Kjo është kryesisht për shkak të nevojës për ndihmë ndaj sektorit privat, ka një rritje të theksuar të subvencioneve. Megjithëse e nevojshme, rritja e subvencioneve si një nga kategoritë më pak të rregulluara ligjërisht, mund të krijojë hapësirë për abuzim të parasë publike. Për të adresuar situatën ekonomike dhe sociale të krijuar si pasojë e masave për ndaljen dhe kufizimin e punës së shumicës prej bizneseve në sektorin privat, Qeveria e Kosovës miratoi një Pako Emergjente Fiskale me vlerë prej 179.6 milionë euro. Kjo pako përmban kryesisht masa afatshkurta për adresimin e problemeve të shkaktuara nga COVID-19. Në programin qeverisës 2020-2023, Qeveria e Kosovës ka paraparë edhe një pako të dytë për Rimëkëmbje Ekonomike ku brenda dy vitesh (2020-2021) planifikon të moblizojë rreth 1.2 miliardë euro”, thotë GAP.

Kuvendi i Kosovës miraton propozimin që lejon rritjen e deficitit buxhetor për menaxhimin e pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Kuvendi i Kosovës miraton propozimin që lejon rritjen e deficitit buxhetor për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Në fund, GAP njofton se, për shkak të kufizimeve ligjore, Pako Emergjente Fiskale dhe ajo e Rimëkëmbjes nuk do të mund të menaxhohen tërësisht pa përfshirjen e Kuvendit të Kosovës. Përveç nevojës për aprovim të Kuvendit për çdo transfer që tejkalon 25 për qind të një ndarje buxhetore të institucionit përkatës, përfshirja e Kuvendit do të nevojitet edhe për miratim të marrëveshjeve të reja kreditore me 2/3 e votave të deputetëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje

Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori