LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP analizon buxhetin për vitin 2024: Favorizohen komunat që udhëhiqen nga LVV

Instituti GAP analizon buxhetin për vitin 2024: Favorizohen komunat që udhëhiqen nga LVV

Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2024, duke i krahasuar ato me vitin 2023.

Sipas analizës së bërë nga instituti GAP, thuhet se në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2024, parashikohet një rritje e ngadalësuar e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, me 5% dhe 3% respektivisht, duke arritur në shumën 3 miliardë euro dhe 3.3 miliardë euro, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, gjetjet tregojnë se shpenzimet kapitale planifikohen të rriten më shumë sesa ato rrjedhëse, megjithatë, rritja e planifikuar e tyre është relativisht e ulët krahasuar me vitin paraprak (15%).

“Tek kategoria e pagave dhe shtesave planifikohet të ketë rritje📈 prej 59.9 milionë euro apo 8%, (kryesisht për shkak të rritjes së vlerës monetare të koeficientit të pagave të sektorit publik nga 105 në 110 euro)”, thuhet në raportin e bërë nga instituti GAP.

Po ashtu, të gjeturat në raport vënë në dukje se me Projektbuxhetin 2024 është krijuar hapësirë edhe për 2,308 vende pune shtesë, nga të cilat 1,793 për nivelin qendror kryesisht në MPB (polici) dhe FSK si dhe 515 për nivelin komunal.

“859.2 milionë euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale, rreth 83% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 17% janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Shkalla e realizimit të buxhetit të ndarë për investime kapitale mbetet e ulët, në nivel 60% në vitin 2022 dhe në nivel 35% deri në shtator të vitit 2023”, theksohet në raport.

Gjithashtu, GAP thotë se edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat që udhëhiqen nga LVV.

“Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV), ku mbi gjysma e kësaj shume 13 milionë euro (59.5%) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime)”.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte njoftuar se buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë ku kemi ndarë 370 milionë euro ose 22% më shumë sesa aktualisht. 153 milionë euro për ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për MPB-në”, kishe deklaruar ai.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro, Kurti: Buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë
Lexo po ashtu Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro, Kurti: Buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë

Sipas Kurtit, ushtrisë i është buxheti për më shumë se dyfish që kur ai udhëheq me qeverinë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori