LAJMI I FUNDIT:

Institucioni mikrofinanciar më i madh estonez, IuteCredit Europe licencohet nga BQK-ja

Institucioni mikrofinanciar më i madh estonez, IuteCredit Europe licencohet nga BQK-ja

Një orë e vetme për të mbaruar të gjithë procesin, dhe për të marrë direkt paratë që ju duhen në llogarinë tuaj bankare ose nëpërmes zyrave të Posta e Kosovës.

Dëshironi të bleni një telefoni te ri, një televizor apo çfarëdo pajisje tjetër shtëpiake ose të ndërroni mobilet tuaja sepse ato që keni nuk ju pëlqejnë më. Një ofertë që duhet kapur në kohë për të bërë pushimet tuaja por ju nuk keni të holla të mjaftueshme për momentin për t’i plotësuar vetes këtë dëshirë të cilën nuk do ta blinit në kushte të tjera. Të gjitha këto nevoja gjejnë një zgjidhje të vetme për të gjithë konsumatorët e Kosovës.

Që nga muaji nëntor, në tregun kosovar është pozicionuar një kompani e re e cila financon mikrokredi që do të zgjidhnin problemet tuaja financiare të momentit. Grupi më i madh i mikrofinancës estoneze IuteCredit Europe ka hapur në Prishtinë zyrën e saj të parë, e cila i jep mundësinë konsumatorit kosovar të marrë një mikrokredi në kohë rekord dhe pa ato burokracitë që kushdo i has herë pas here në çdo institucion bankar ose institucion financiar tjetër në Kosovë.
Me një eksperience disa vjeçare në tregjet financiare europiane kompania IuteCredit Europe vjen në tregun kosovar jo me vetëm produkte të reja, por me shpejtësinë dhe thjeshtësinë që ajo i ofron gjitha produkteve për konsumatorët e saj.

Në IuteCredit rruga për të marrë një kredi është shumë më e lehtë. Merr dokumentin personal të identifikimit, drejtohu në zyrën IuteCedit në Prishtinë dhe kryeni shpejt dhe thjeshtë aplikimin me ndihmën e një këshilltari personal që do t’ju ndjeke në ato pak hapa që ju duhen për të aplikuar. Gjithashtu IuteCredit është i vetmi institucion në vend që mundëson një aplikim online nëpërmjet faqes së internetit dhe gjithashtu duke telefonuar në numrin zyrtar të kompanisë.

Shuma e kërkuar do t’ju depozitohet ne jo me shumë se një orë nga momenti i fillimit të aplikimit direkt në llogarinë tuaj bankare apo edhe nëpërmes zyrave të Posta e Kosovës. Para që mund t’i përdorni për çdo nevojë, pa i dhënë llogari askujt. Te gjitha këto veçori i mundëson IuteCredit Kosova një model inovativ biznesi në tregun financiar dhe e pozicionon kompaninë direkt si një model investimi të suksesshëm.

Gjithashtu IuteCredit do të zgjerojë bashkëpunimin më shumë dyqane dhe distributorë të ndryshëm, për ta bërë kredinë akoma më të arritshme lidhur me nevojën që çdo konsumatorë ka, duke i dhënë në këtë mënyrë konsumatorit një eksperience sa më të shpejtë dhe të thjeshtë.

IuteCredit Europe është krijuar ne Estoni nga një grup investitorësh financiar, në një treg të fuqishëm dhe gjithnjë ne rritje siç është tregu emergjent estonez. Një vend i cili është vendi i pareë në botë në ndërthurjen e shërbimeve financiare me ato elektronike. Jo rastësisht Estonia njihet si “The E-country” ne ambientet financiare botërore.

E licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në tetor të vitit 2017, IuteCredit Kosova, do t’i sherbejë konsumatorit kosovar çdo ditë të javës nga ora 8:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes duke e bërë institucionin e vetëm që proceson kërkesat e klientëve edhe ne orare kur zyrat administrative janë të mbyllura. Kjo e bën kredinë të arritshme edhe nga ata persona që gjatë orarit zyrtar nuk mund të largohen nga ambientet e punës së tyre.

Nuk ju mbetet veçse të provoni me eksperiencën tuaj risitë dhe favorizimet që sjell IuteCredit në tregun kosovar. Ajo çka do te merrni në këmbim nuk do të jetë vetëm një shumë të hollash por, zgjidhja e problemit tuaj financiar.

Institucioni Mikrofinanciar IuteCredit do të filloje ofrimin e shërbimeve nga muaji dhjetor, 2017. /Telegrafi/