Institucionet mbeten të përkushtuara për sigurinë në trafik me qëllim të mënjanimit të aksidenteve, duke kujtuar se këtë vit ka pas shumë aksidente me fatalitet.
Kështu u tha në takimin e parë të Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor. Këshill ky që synon uljen e numrit të aksidenteve të trafikut dhe premton siguri në rrugë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bëri të ditur se kryesuesi i këtij Këshilli do të raportojë përmes Qeverisë së paku njëherë në vit para Kuvendit.
Ai bëri të ditur se nga ky Këshill parashihet edhe formimi i grupit të ekspertëve.
“Sot po inaugurojmë një këshill i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e sigurisë në rrugë. Këshilli do të angazhohet sipas kompetencave për rritjen e sigurisë rrugore, zhvillimin dhe implementimin e politikave në fushën e sigurisë rrugore, ngritjen e vetëdijes publike për çështjen e sigurisë rrugore nëpërmjet fushatave të përhershme promovuese, koordinimin e punës së të gjitha subjekteve të cilat janë të përfshira në promovimin e sigurisë së trafikut rrugor”, tha ai.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha vlerësoi se themelimi i këtij Këshilli është shumë i rëndësishëm.
“Në procesin e integrimit evropian, siguria në komunikacion është njëra ndër masat e buta që ne duhet t’i raportojmë në komunitete të ndryshme. Por po ashtu është e përfshirë në agjendën evropiane të reformave ERA. Konsideroj se me të vërtetë është një nismë të qëlluar ”, tha ajo.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, foli për përkushtimin e tyre që pasojat e aksidenteve të jenë sa më të vogla.
“Mekanizmat e intervenimit deri tek të aksidentuarit në raste të caktuara është më vështirësi. Kjo për shkak të vështirësive në komunikacion, por nganjëherë edhe për shkak të mekanizmave joadekuat të intervenimit në rastet e aksidentuara”, u shpreh ai.
Kurse drejtori i Përgjithshëm i Policisë të Kosovës, Rashit Qalaj, u zotua se do të ofrojnë siguri maksimale në rrugë.
“Ka nevojë shumë për një koordinim të të gjitha ministrive përkatëse… Konsideroj që ka qenë shumë i nevojshëm dhe njëherit zotohem se Policia e Kosovës do të bëjë maksimumin që të ofrojë një gjendje më të mirë të sigurisë në rrugë”, theksoi Qalaj teksa ftoi për një kulturë ndryshe të sigurisë në rrugë.
Takimi i parë i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor pati pikë kryesore të rendit të ditës njoftimin me detyrat dhe përgjegjësitë me detyrat e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë të Trafikut Rrugor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës