Instagram teston një veçori ku lejon njerëzit të shohin postime në feed-in e tyre vetëm të përdoruesve me 'tickun' blu

Instagram po teston një veçori ku lejon përdoruesit të shohin postime vetëm nga përdoruesit e verifikuar, sipas kreut të Instagramit Adam Mosseri.
“Ne po e eksplorojmë këtë si një kontroll të ri për njerëzit dhe një mënyrë që bizneset dhe krijuesit të zbulohen”, tha Mosseri
Për të shikuar postimet e personave të verifikuar në feed-in tuaj duhet të klikoni tek logoja e aplikacionit dhe aty më pas do të shfaqen tre opsione, në mesin e tyre edhe “Meta Verified”.
Dy opsionet e tjera, përfshijnë “Favorites” dhe “Following”.
Në fillim të këtij viti, Meta prezantoi mundësinë për të paguar për shenjën blu në Instagram dhe Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































