Dhjetë të bardhë të vezës, 0.5 litra ujë, dhe një grusht arra: Kështu e fillon ditën bodibuilderja më e vjetër në botë, 80 vjeçarja Ernestine Shepherd.
Vit pas viti ajo vazhdon të jetojë sipas motos së saj: Mosha nuk është asgjë përveçse një numër, transmeton Telegrafi.
Shepherd nuk i ka kaluar të gjitha ditët e saj duke ngritur pesha dhe duke bërë gara. Në fakt, ajo kishte qenë 56-vjeçare kur e kishte ndryshuar stilin e jetesës dhe kishte vendosur ta ketë një trup me formë të mirë.
Por as këtë rrugëtim nuk e ka bërë e vetme: Një ditë pasi kishte dalë të bëjë ‘shopping’ për rroba noti, ajo dhe motra e saj kishin bërë një pakt që të shkonin në palestër së bashku. Por menjëherë pas këtij pakti, motra e saj kishte vdekur si pasojë e një problemi të trurit.
Shepherd e kishte përballuar vështirë vdekjen e saj dhe kishte përfunduar e sëmurë me shtypje të lartë të gjakut, depresion, sulme paniku, etj.
Ajo kishte mbajtur zi për muaj të tërë, por me kohën, asaj i ishte rikujtuar fakti se motra e saj do të kishte dashur që kjo ta vazhdonte rrugëtimin e saj të fitnesit. Në moshën 71 vjeçare, Shepherd kishte filluar të stërvitej për garën e saj të parë të bodibuildingut – dhe ishte renditur e para, pavarësisht se garonte kundër femrave shumë më të reja se ajo.
Tani ajo zgjohet në orën 4:00 të mëngjesit për të vrapuar afro 15 kilometra. Bën ushtrime të forcës katër ditë në javë, ka vetëm 10% dhjam në trup, ndërsa i motivon femrat (edhe meshkujt!) tjerë që ta arrijnë potencialin maksimal fizik duke punuar si trajnere personale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin
Maska
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel