LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i Tregut me kontrolle për aksionet “black friday”: Të respektohen ligjet

Inspektorati i Tregut me kontrolle për aksionet “black friday”: Të respektohen ligjet

Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë fundjavës do të bëjë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme, ndërsa vëmendje të veçantë do t’i kushtohen aksioneve shitëse për “Black Friday”, me qëllim që të parandalohet mashtrimi i konsumatorëve.

Nga Inspektorati i Tregut bëjnë të ditur se në vazhdimësi pranojnë ankesa për pirjen e duhanit në objektet hotelierike, për këtë arsye do të bëhen inspektime sipas Ligjit për mbrojtjen nga duhani.

Ata apelojnë tek të gjithë tregtarët dhe hotelierët që të respektojnë ligjet, si dhe t’i kryejnë aktivitetet dhe shërbimet e tyre sipas rregullave ligjore.


“Gjithashtu inkurajojmë qytetarët që çdo parregullsi që e vërejnë ta lajmërojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose në www.dpi.gov.mk,” thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.