Gjatë muajit korrik Kosova ka shënuar numër të madh të të infektuarve dhe të vdekurve me COVID-19. Por, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi janë shtuar edhe inspektimet në terren të cilat po kryhen nga inspektorët sanitarë, të mbështetur nga Policia e Kosovës.
Vetëm në 12 ditët e fundit, Inspektorati Sanitar ka kryer mbi 2300 kontrolle në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa janë shqiptuar 923 gjoba për individë, 80 për persona juridikë, si dhe certifikata e izolimit të detyrueshëm u është dorëzuar 750 personave.
Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tershnjaku në një intervistë për KosovaPress tha se gjatë 10 ditëve të fundit kanë inspektuar edhe 58 ceremoni varrimi të personave që kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Tershnjaku tha se Inspektorati sanitar është duke punuar me aktivitet të plotë me qëllim të zbatimit të masave që ka ndërmarrë qeveria për luftimin e pandemisë COVID-19.
“Në periudhën kohore nga data 24 korrik deri më 2 të muajit gusht kemi bërë 2370 kontrolle. Nga këto kontrolle kemi shqiptuar 923 gjoba për personat fizikë, kemi shqiptuar gjoba për 80 persona juridikë, kemi shpërndarë 750 vendime për izolim të personave që janë të prekur me COVID-19, kemi lëshuar 278 vendime për dalje nga izolimi-shërimi dhe kemi monitoruar mbi 58 varrime të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Pra, inspektorati nga orët e hershme të mëngjesit nga ora 05:00 deri në orën 24:00, ose edhe më vonë, është në aktivitet të plotë për zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës në luftën për COVID-19”, thotë Teshnjaku.
Ai tha se vetëm në komunën e Prishtinës gjatë kësaj të diele janë mbyllur 5 biznese të gastronomisë pasi që nuk kanë respektuar masat e qeverisë.
“Nga 80 subjekte që kemi vendosur masën e gjobës për subjektet që nuk kanë respektuar vendimin apo kanë qenë recidiv ne kemi shqiptuar masën e gjobës dhe mbrëmë janë mbyllur diku 5 subjekte të cilat nuk kanë respektuar vendimet e mëhershme ose vendimet paraprake”, deklaroi ai.
Kryeinspektori sanitar i Kosovës thotë për KosovaPress se gjobat që po i vendos ky institucion janë të bazuar në Ligjin për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.
“Inspektorati sanitar bazuar në Ligjin për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse ka kompetencën e vetë për të shqiptuar masën e gjobës për të gjithë ata persona juridik të cilët nuk i zbatojnë vendimet e qeverisë e të cilat vendimet janë të bazuara në bazë të ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, të cilët duhet t’i respektojnë… Deri në 500 euro është për personin fizik dhe nga 500 deri në 1000 është për personin juridik dhe varësisht nga rrethanat inspektori është autoriteti kompetent i cili vendos se si të vendoset masa e gjobës”, theksoi ai.
Në anën tjetër, referuar raportit për Policisë së Kosovës vetëm në 24 orëshin e fundit për mos respektim të masave të qeverisë janë ndaluar 58 persona.
Në Podujevë është iniciuar rast ndaj një personi. Në Ferizaj është ndaluar një person, në Prizren janë ndaluar 48 persona, në Suharekë 2, në Malishevë 1, në Mitrovicë 2 dhe në Vushtrri 3.
Me Pakon e fundit të masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit parashikohet lëvizje e kufizuar të qytetarëve nga ora 10:30 deri 05:00 në disa komuna që kanë një numër të lartë të personave të infektuar. Dhe po ashtu mbajtja e maskës është e detyrueshme./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak