LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati Policor anëtarësohet në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme

Inspektorati Policor anëtarësohet në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme

Inspektorati Policor i Kosovës një ditë më parë ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të SHBA-së.

IPK thekson se është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.

“Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore. Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit , donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së”, thuhet në një komunikatë të Inspektoratit.