Vendi përballet me shumë sfida sa i përket menaxhimit me mbeturinat. Akoma nuk ka një sistem të përshtatshëm për menaxhimin me të gjitha llojet e mbeturinave. Ushtruesi i detyrës drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski, tha se ky Inspektorat përballet me mungesë të resurseve dhe kuadrit. Ai tha se për herë të parë janë pjesë e strategjisë nacionale të përgatitur nga MPB-ja, për vlerësimin e rreziqeve nga krimi i organizuar.
“Para nesh është sfida për mbylljen e 53 deponive që nuk i plotësojnë standardet, rikthimi në gjendje të mëparshme të 16 pikave të nxehta me mbetje të rrezikshme industriale. Përballemi me një numër të lartë sfidash, se pari në aspektin e resurseve për inspektim dhe mbështetje administrative, por e rëndësishme është edhe mbështetja financiare për realizimin e aktiviteteve të planifikuara. Kemi mungesë të zyrave dhe automjeteve”, deklaroi Sreten Stojkovski- u.d drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.
Anëtari i Antikorrupsionit, Vlladimir Georgiev, tha se ndotja e mjedisit mund të shihet edhe si kërcënim hibrid. Sipas tij, partitë politike gjatë fushatës zgjedhore theksin e vendosën kryesisht tek kujdesi për mjedisin, mirëpo shton se të njëjtët duhet të kujdesen që tani që kaluan zgjedhjet të zbatojnë atë që thonë.
“Për sa kohë që rrezikimi dhe ndotja e mjedisit lidhen me korrupsionin, me tregtimin ndikimit, gjithashtu konsiderohet si kërcënim hibrid, sepse vet korrupsioni lidhet me krimin e organizuar, pra rrezikon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, atëherë kemi arsye serioze për t’u shqetësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë ndërgjegjësimi, por bëhet fjalë për arsye më të thella, si përftimi përmes keqpërdorimit”, tha Vlladimir Georgiev- anëtarë i Antikorrupsionit.
Ministri i Mjedisit Naser Nuredini tha se do të përmes 6 ligjeve të miratuara një muaj më parë në Kuvend synim është menaxhim i mbetjeve në mënyrë më transparentë dhe monitorimi i aktorëve të përfshirë në këtë proces, në mënyrë që të parandalohet korrupsioni në këtë sferë. Këto konstatime u dhanë në debatin publik me temë “Kushtet mjedisore – menaxhimi i mbetjeve” organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City