LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i arsimit nesër viziton shkollën në Çellopek, Janevska: Në vend të demokracisë po përhapet urrejtje

Inspektorati i arsimit nesër viziton shkollën në Çellopek, Janevska: Në vend të demokracisë po përhapet urrejtje

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska, paralajmëroi se nesër Inspektorati shtetëror i arsimit do ta vizitojë shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek, që ta hetojë përgjegjësinë për organizimin e shfaqjes shkollore në të cilën nxënësit ishin veshur me uniforma me shenja të grupacioneve joformale ushtarake.

Ministrja Janevska theksoi se Inspektorati do të konstatojë përgjegjësinë e drejtorit, mësimdhënësve dhe ekipit profesional në shkollë.

“Do të kontrollojmë nëse ka keqpërdorim të fëmijëve, nëse shfaqja është pjesë e planit mësimor dhe kush e ka miratuar. Nëse ka program për multikulturalizëm, përse në vend të bashkëjetesës dhe demokracisë përhapet urrejtje dhe promovohet militantizmi? Përse nuk festohen heronj të përbashkët të historisë dhe luftërave në të cilat së bashku kanë marrë pjesë të dy popujt? Përse nuk ndërtohet bashkësi dhe nuk kutivohet ndjenja e përkatësisë së shtetit të Maqedonisë, e cila duhet të jetë e përbashkët?”, theksoi ministrja.


Ajo shtoi se nëse qëllimi ishte të përhapet patriotizmi, atëherë është dashur të ketë simbole të shtetit në territorin e të cilit ndodhet shkolla.

Reagimi i ministres pason pas rastit në Çellopek, ku në shfaqjen shkollore në SHF “7 Marsi”, nxënësit ishin veshur me uniforma me shenja të grupacioneve joformale ushtarake dhe kanë parakaluar me pushkë në duar. Ngjarja shkaktoi reagime në opinion, ndërsa ministrja janevska shprehi zhgënjim të thellë dhe paralajmëroi inicim të procedurës ndaj kryesisë dhe mësimdhënësve të shkollës. Ajo theksoi se aktivitetet e këtilla janë të padrejta nga aspekti pedagogjik, jonjerëzore dhe ndëshkuese me ligj.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori