LAJMI I FUNDIT:

Inspektim në kullën e Adem Demajt në Tropojë

Inspektim në kullën e Adem Demajt në Tropojë

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kryen ditët e fundit një inspektim në banesën e Adem Demajt, në fshatin Papaj të Tropojës, monument kulture e kategorisë I.

Banesa është një ndërtim trekatësh, e tipit kullë me sharapoll (karollhane ose kullëz). Kullëza është e ndërtuar në pjesën e mbrapme, në një kënd të ndërtesës dhe ngrihet një kat më lart se vetë banesa.


Inspektimi kishte synim rilevimin dhe evidentimin e gjendjes së monumentit, ku u vu re se çatmatë, elementët drusorë dhe tavanët ishin të degraduar.

Gjithashtu u konstatua se tek kullëza kishte shembje të konsiderueshme të muraturës së gurit dhe ndërkateve të drurit.

Pas kryerjes së inspektimit, do të vijohet me hartimin e projektit të restaurimit. /ata/

Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
Tedi Papavrami: Krijimtaria e lartë, fryt i vuajtjes njerëzore

Tedi Papavrami: Krijimtaria e lartë, fryt i vuajtjes njerëzore

Kulture
TI MË GJETE

TI MË GJETE

Poezi
ZEMRA IME

ZEMRA IME

Poezi
“Njeri i madh”, si shaka …

“Njeri i madh”, si shaka …

Kulture
Mendja e robëruar

Mendja e robëruar

Fjala+
Kalo në kategori