Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Bashkimi Evropian po shprehet këmbëngulës në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Nga Brukseli thonë se qeveria dhe autoritetet e reja në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për vazhdimin e takimeve të dialogut, në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerësojnë se pavarësisht deklaratave për dialogun, ekzekutivi i ri dhe kryeministri i ardhshëm duhet t’i qasen me prioritet dhe seriozitet kësaj teme, por edhe të fokusohen në reformat e brendshme.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano thotë se presin gatishmëri për dialogun nga qeveria e re në Kosovë.
“BE ishte shumë e qartë në deklaratën e përbashkët të lëshuar të hënën nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të jashtme Borrell si dhe Komisioneri Varhelyi, se ne po presim me padurim formimin e qeverisë së re dhe ndër të tjera gjithashtu presim që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive për vazhdimin e takimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe të shfrytëzojnë mundësinë që para tyre të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Stano për KP.
Pavarësisht deklaratave të Albin Kurtit se dialogu nuk do të jetë prioritet i qeverisë së tij, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike shprehet optimist se qeveria e re do t’i qaset me seriozitet dialogut me Serbinë.
“Pavarësisht deklaratave rreth dialogut, besoj dhe shpresoj që qeveria ta ketë seriozitetin e duhur për t’iu qasur çështjeve të rëndësishme të politikës së jashtme, ku konsiderohet edhe dialogu Kosovë-Serbi. Nëse vjen një kërkesë nga BE-ja, por qoftë edhe nga ShBA-ja, besoj që qeveria duhet t’i qaset me seriozitetin më të madh, normalisht duke i pasur parimet themelore të negociatave dhe strategjinë se deri ku dëshiron të arrijnë në këtë proces. Nuk do të ishte mirë të kemi ngërçe pa ndonjë arsye të madhe nëse nuk kemi ndonjë pengesë ose çështje që menjëherë i vihen në tavolinë Kosovës, e që ndoshta nuk përbënë ndonjë rrezik të madh për shtetësinë dhe shtetin e Kosovës. Do të duhej të kishte një qasje pro aktive dhe të tentohej të arrihet një marrëveshje finale”, thotë ai.
Ndërsa, Demush Shasha nga instituti “Epik” thotë se kryeministri i ardhshëm duhet të pajtohet të bashkëjetojë gjatë qeverisjes së tij me realitetin që qytetarët nuk e konsiderojnë prioritet dialogun, por në anën tjetër ekzistojnë pritjet e ndërkombëtarëve për progres të tij.
Sipas tij, Kurti duhet të gjejë një model që të ndjek reformat për të cilat ka marrë mandat, por njëkohësisht të fokusohet edhe në dialogun me Serbinë.
“Kryeministri Kurti tani duhet me i pajtua dy realitete që të bashkëjetojë në kuadër të qeverisjes së tij. Një realitet është ai ku dialogu nuk është prioritet i qytetarëve. Pra në asnjë sondazh të mundshëm, dialogu nuk del në top 5-6 prioritetet e para. Në anën tjetër është një realitet ku ekzistojnë pritjet e ndërkombëtarëve për progres në kuadër të dialogut me Serbinë. Tani këto dy gjëra nuk duhet parë si ekskluzive. Pra nuk duhet një qeveri të ndjek vetëm reformat e brendshme, apo të ndjek vetëm dialogun me Serbinë. Prandaj unë besoj që qeveria e ardhshme Kurti duhet të gjejë një model që është i mundshëm që do të ndjek reformat evropiane që ka marrë mandat, por njëkohësisht të fokusohet edhe në dialogun me Serbinë”, deklaron Shasha.
Me të dalë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryeministri Kurti tha se dialogu nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij.
Vitin e kaluar, përkundër një sërë takimesh në Bruksel dhe Uashington nuk u arrit marrëveshja finale me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
Shtatë raste të dhunës në familje – gratë raportojnë për dhunë e dëbim nga shtëpia
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre