LAJMI I FUNDIT:

Inovacion në mënyrën e pagesave me kartelat e bankës ProCredit

Inovacion në mënyrën e pagesave me kartelat e bankës ProCredit

Banka ProCredit ka lansuar mundësinë e “Pagesave Super të Shpejta” që realizohen pa e futur kartelën në pikat e shitjes (POS) dhe pa e shtypur PIN-in.
Këto pagesa mundësohen përmes kartelave të reja të debitit Master Card apo kartelave ngjitëse për të cilat klientët duhet aplikuar paraprakisht.

Me këto kartela klientët mund të realizojnë pagesa vetëm duke e afruar kartelën apo kartelën ngjitëse në pikat e shitjes (POS) dhe pagesa konsiderohet e përfunduar. Këto blerje mund të bëhen tek të gjithë partnerët e bankës që janë të pajisur me shenjën “Pagesa super të shpejta”.

Ky lloj i pagesave dedikohet për blerjet e klientëve në shuma të vogla; klientëve ju lejohet mundësia për një blerje deri në shumën 15 Euro, apo maksimum 4 blerje brenda 24 orëve. Udhëzimet si të realizohet një pagesë i gjeni këtu.

Si mund të pajisen klientët e bankës me këtë shërbim?

• Kartelë mbajtësit e bankës duhet të aplikojnë për kartela të reja të cilat posedojnë opsionin e “Pagesave Super të Shpejta”.
• Ose klientët mund të aplikojnë në bankë për t’u pajisur me një kartele ngjitëse që mund të vendoset në telefonat mobil për t`i realizuar blerjet.

Nga perspektiva e bankës kjo mundësi e pagesës tregon vendosmërinë e bankës në avancimin e shërbimeve elektronike ndërsa në perspektivë të kartelë-mbajtësve në Kosovë shtimi i këtij funksionaliteti të kartelës së debitit MasterCard nënkupton shtimin e një mënyre të re dhe super te shpejt për blerjen e produkteve dhe shërbimeve në shuma të vogla, për më shumë ju lutem klikoni pagesa super të shpejta. /Telegrafi/