LAJMI I FUNDIT:

Inkursioni në enklavën spanjolle Melilla në Marok – shkon në 23 numri i të vrarëve

Inkursioni në enklavën spanjolle Melilla në Marok – shkon në 23 numri i të vrarëve

Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve në përpjekjet e kalimit nga Maroku nën enklavën spanjolle të Melilla, bënë të ditur nga televizioni shtetëror maroken.

Rreth 2,000 persona ishin afruar në Melilla në mëngjesin e së premtes, dhe më shumë se 500 prej tyre kishin arritur që të futen nën kontrollin kufitar pasi që ata e prenë gardhin rrethues, thanë në një deklaratë delegacioni i qeverisë lokale spanjolle, shkruan The Guardian.


Zyrtarët maroken gjatë së premtes thanë se 13 persona kishin vdekur nga plagët e marra gjatë inkursionit, ndërsa 5 të tjerë ishin deklaruar të vdekur më herët gjatë ditës. Në mbrëmjen e së shtunës numri shkoj në 23, pasi që u deklaruan edhe 5 persona të vrarë, transmeton Telegrafi.

“Disa prej tyre rranë nga pjesa e lartë e barrierave që i ndajnë të dy anët e kufirit”, tha një zyrtar maroken, i cili shtoi se 140 anëtar të personelit të sigurisë dhe 76 imigrantë ishin lënduar gjatë përpjekjeve të kalimit kufitar.

Ky është rasti i parë i inkursionit masiv pas rregullimit të marrëdhënieve diplomatike mes Spanjës dhe Marokut, muajin e kaluar. Delegacioni i qeverisë lokale spanjolle thanë se vetëm 49 policë spanjoll u plagosën lehtë.

Maroku kishte vendosur një “numër” të madh të forcave të saja në përpjekje të ndalimit të sulmit në kufi, dhe kanë pasur një bashkëpunim aktiv me forcat e sigurisë spanjolle, u tha në deklaratën e zyrtarëve maroken.

Pamjet e publikuara nga mediat spanjolle tregonin njerëz të shtrirë në rrugët e Melillas, disa prej tyre ishin me duar të gjakosura e rroba të grisura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori