Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka iniciuar procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Krahas kësaj, komisioni miratoi edhe planin e punës për vitin 2021, ku u përfshi shqyrtimi i raporteve të performancës dhe raportimi i dhjetë komunave me buxhetin më të madh.
Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami bëri të ditur se buxheti për auditimin e raporteve financiare të fushatës së partive është mbi 100 mijë euro.
“Ne si komision ngarkohemi me inicimin e procedurave ku i kërkojmë Kuvendit të shpallë tenderin për kontraktimin e dhjetë auditorëve, ku janë kriteret e parapara për auditimin e pasqyrave dhe auditimin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Siç e thamë në dy vitet e kaluara një tender i tillë ka dështuar për shkak se nuk ka pasur auditor për t’i audituar subjektet. Nëse ju pajtoheni me propozimin, ne po procedojmë me këtë për të shpallë tenderin sa më parë. Buxhetet në vitet e kaluara kanë qenë jashtëzakonisht të vogla, komisionet dhe legjislaturat e kaluara kanë konstatuar se një prej mungesës së interesimit të auditorëve ka qenë buxheti jashtëzakonisht i vogël. Tani kemi një buxhet që është më i madh, është shuma prej 109 mijë e 200 euro”, tha ajo.
Duke kërkuar raportimin e kryetarëve të dhjetë komunave me buxhetin më të madh në këtë komision, deputeti i Lëvizje Vetëvendosje, Eman Rrahmani tha se praktika të tilla ku niveli lokal ka raportuar te komisioni parlamentar ka pasur edhe në të kaluarën.
“Dhjetë komunat me buxhetin më të madh duhet të vijnë dhe të raportojnë për të gjeturat e tyre. […] Ne kemi praktika ku niveli lokal vjen dhe raporton këtu, mbi të gjitha qysh u cek ata një të katërtën (e mjeteve) e marrin nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, andaj edhe për shpenzimet e tyre duhet të vijnë dhe të raportojnë këtu”, u shpreh ai.
Dilema juridike mbi këtë çështje shfaqi kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami.
“Ekziston një paqartësi juridike nëse ne mund t’i thërrasim kryetarët e komunave. Ne nuk mund t’i obligojmë kryetarët që të jenë prezent .Ju e dini ata kanë komplet sistem tjetër të zgjedhjes, nuk janë nga Kuvendi. Ne mund t’i shqyrtojmë raportet e dhjetë komunave që kanë buxhetin më të madh. I informojmë kryetarët e komunave, nëse ata dëshirojnë të jenë prezent ata mund të paraqitet. Nëse nuk dëshirojnë ne mund ta bëjmë shqyrtimin e raporteve edhe në mos prezencë të tyre”, tha ajo.
Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi harmonizim edhe me auditorin e përgjithshëm.
“Sa i përket komunave të kemi një harmonizim edhe me auditorin e përgjithshëm. Më e rrugës ndoshta ka qenë, pavarësisht cili është buxheti i komunave, të konsultohen me të gjeturat e auditorit tek ato komuna ku ka të gjetura dhe të gjenden rrugë për të komunikuar me ta”, tha ai.
Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, mes tjerash vendosën që mbledhjet e këtij komisioni të mbahen çdo të martë në orën 11:00./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi