LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa “Open Balkan”, dialogu dhe kërkim-falja e Serbisë për Kosovën – deklaratat e kryeministrit Rama në Beograd

Iniciativa “Open Balkan”, dialogu dhe kërkim-falja e Serbisë për Kosovën – deklaratat e kryeministrit Rama në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë dy ditëve të kaluara ka qëndruar për vizitë zyrtare në Beograd, në kuadër të takimeve për nismën rajonale “Open Balkan”.

Rama dhe nikoqiri i takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të enjten kanë mbajtur një konferencë për media, ndërsa deklaratat e Ramës atje kanë ngjallur edhe reagime në Kosovë.


Kreu i Qeverisë shqiptare gjatë qëndrimit atje foli për iniciativën “Open Balkan” dhe refuzimin e pjesëmarrjes së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë nismë, marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dialogun dhe çështjen e kërkim-faljes.

Rama ka thënë se “Open Balkan” është për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë ose edhe nuk e kuptojnë, Ballkani i hapur është i hapur, është gjithëpërfshirës është i të gjithëve, nuk është vetëm i Shqipërisë, Serbisë apo Maqedonisë së Veriut. Por as për ne që kemi vendosur të ecim më shpejt nuk do të presim që të binden dhe të tjerët”, ka thënë Rama në Beograd, shkruan Telegrafi.

Kryeministri i Shqipërisë më tej shtoi se arsyet e refuzimit të pjesëmarrjes së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës në këtë nismë nuk kanë kuptim.

“Arsyet pse tjerët janë skeptik ose refuzues ndaj Ballkanit të hapur i kam dëgjuar arsyet e të gjithëve dhe i konsideroj arsye të mos arsyes”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarë në Beograd ka folur edhe për kërkim-faljen nga Serbia.

Ai tha se kërkim-falja e Serbisë për Kosovën vjen pasi të përfundojë dialogu mes dy shteteve.

Rama mori shembull rastin e Gjermanisë e Francës, duke thënë se as Gjermania nuk kishte kërkuar falje pas Luftës së Dytë Botërore.

“Ju keni dëgjuar që është thënë se Serbia duhet të kërkoj falje, dhe jam shumë dakord, dhe mendoj se është kapaku që i duhet vënë përfundimisht një dialogu që duhet të zgjidh të gjitha çështjet dhe t’i japi zgjidhje njohjes së Kosovës nga Serbia”, tha Rama.

Tutje, ai tha se “Aty ku dalloj unë me ata që ma kanë vënë përpara faljen, për të më treguar se sa jam unë tradhtar, unë u them se falja vjen në fund, nuk mund të vij në fillim”.

“Nuk ka ardhur kërkesa e faljes së Gjermanisë në 1945, ka ardhur në 1969, dhe deri atëherë Gjermania e Franca kanë bërë gjithçka përveçse kanë arritur paqen përfundimtare dhe e kanë filluar saktësisht siç po ndodh me Ballkanin e Hapur”, theksoi Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare po ashtu, në fjalimin e tij për iniciativën “Open Balkan” paralajmëroi se janari i vitit të ardhshëm do të jetë muaji kur do të duken hapat konkretë të nismës.

Ai tha se do të ketë lehtësime të procedurave doganore.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se me Prishtinën i zgjidhin çështjet në Bruksel, ndërsa kush nuk dëshiron të jetë pjesë e “Open Balkan” është problem i tyre.

“Marrëdhëniet tona me Prishtinën do t’i zgjidhim përmes dialogut në Bruksel, pasi kemi qëndrime të ndryshme, por Ballkani i Hapur u jep liri njerëzve, u jep liri sipërmarrësve, siguron shkëmbimin e mallrave, digjitalizimin, transformimin e gjithë shoqërive tona, i jep liri njerëzve për të punuar për këto çështje. Nuk e shoh pse duhet të jetë dikush kundër kësaj, kushdo që është i interesuar është i mirëpritur, kush nuk do është problem i tyre. Por, do ta shihni ndryshimit në normën e rritjes ekonomike mes nesh dhe të tjerëve por kjo do të kërkojë kohë”, është shprehur Vuçiq gjatë konferencës për medie.

Lidhur me deklaratat në Beograd të kryeministrit Edi Rama në Kosovë pati reagime.

Deklaratat në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dedikuar Kosovës, për mos bashkëngjitje në iniciativën “Ballkani i Hapur”, po vlerësohen të jenë puro-politike dhe për interesa personale.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se po kontribuon për krijimin e Serbisë së Madhe me iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Tahiri, që ka qenë edhe zëvendëskryeministre e Kosovës, ka kritikuar edhe BE-në që nuk po përshpejton integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zgjidhjen e sheh te SHBA, pasi Kosova dhe Shqipëria nuk mund t’ i përballojnë të vetme presionet.

Deklarimet e kryeministrit shqiptar se “kërkim falja e Serbisë ndaj Kosovës duhet të vijë në fund e jo në fillim” dhe ajo e presidentit serb se “marrëdhëniet me Prishtinën i zgjidhim me dialog, ‘Ballkani i Hapur’ është tjetër gjë”, sipas Arbër Fetahut nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike janë vazhdimësi e qëndrimit të tyre dhe nuk befasojnë aspak.

Ai arsyeton Kosovën për vendimin e saj që të mos i bashkohet kësaj nisme.

Iniciativa në të cilën po marrin pjesë Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut por pa Kosovën, Malin e Zi e Bosnje Hercegovinën nuk po përkrahet nga qytetarët e Kosovës, madje disa prej tyre e quajnë edhe si dorë e zgjatur e Rusisë dhe e Serbisë në Ballkan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori