LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa e Isa Mustafës, analistët thonë se tryezat nuk kanë sjellë rezultate

Iniciativa e Isa Mustafës, analistët thonë se tryezat nuk kanë sjellë rezultate

Edhe pse nuk është pjesë e Kuvendit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka vizituar për punë edhe sot organin ligjvënës të vendit. Mustafa tha se u takua me deputetët e komuniteteve nga 6+, të cilët u shpërbënë dje pas largimit të deputetit Adem Hoxha. Pas vizitës, i pari i LDK-së tregoi se në fillim të dhjetorit partia e tij do të organizojë tryeza politike me partitë e tjera për çështjen e Presidentit. Por analistët po vlerësojnë se shumë herë këto tryeza nuk sollën rezultate.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar edhe të martën tentimet për të arritur një marrëveshje me partitë politike për postin e Presidentit.


Pas një vizite që ia bëri Kuvendit, Mustafa ka treguar se në fillim të dhjetorit, do të takohen bashkë me partitë e tjera.

“Mendojmë në fillim të dhjetorit ose javën tjetër, ose pak më vonë, të ulemi dhe të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet politike parlamentare me ata që janë të gatshëm të marrin pjesë dhe të bëjmë përpjekje të gjejmë një zgjidhje. Sipas opinionit tonë është më mirë të gjendet tani se të shkojmë në zgjedhje e të përsëritim situatën e njëjtë”, ka deklaruar Mustafa.

Mirëpo këto tryeza, sipas analistit politik Faton Abdullahu, shumë herë janë treguar të pa suksesshme.

“Jo gjithmonë tryezat e kësaj natyre janë treguar të suksesshme sepse janë jashtë institucioneve, pavarësisht se i bëjnë përfaqësuesit e qytetarëve, por për shkak se situata është e bllokuar ja vlen të provohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Faton Abdullahu.

Në këto takime, sipas profesorit universitar Blerim Burjani mund të provohen disa mundësi, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

“E para si variantë është që këta të kenë një marrëveshje konsensuale ndërmjet tyre, ta zgjerojnë qeverinë, ta zgjedhin një President, e dyta të gjejnë një person tjetër adekuat nga bota akademike për t’i dhënë mundësinë dhe për të bërë një President me votat e Kuvendit të Kosovës, duke përfituar të gjitha votat e partive politike në Kuvend dhe varianti i tretë e fundit është që nëse nuk ka asnjë zgjidhje, shtetit të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi Burjani, përcjell Telegrafi.

Prej 5 nëntorit, Kosova ka mbetur pa President. Vendin e Hashim Thaçit, i cili dha dorëheqje pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, e ka zënë si ushtruese detyre, Vjosa Osmani./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori