LAJMI I FUNDIT:

Influencuesja tregon si manipulohet dukja edhe në videot që publikohen në rrjetet sociale

Influencuesja tregon si manipulohet dukja edhe në videot që publikohen në rrjetet sociale
(Foto: Screenshot/Instagram/em_clarkson)

Se sa është e mundur sot në rrjetet sociale të prezantohet bota ndryshe nga sa është, e dëshmon më së miri videoja e influencueses Emily Clarkson, e cila tregoi se është e mundur të ta rregullosh dukjen e trupit edhe në një video.

Emily promovon një dozë të shëndetshme realizmi që mungon në mënyrë kronike në botën e mediave sociale dhe pikërisht kjo është arsyeja pse një nga postimet e saj të fundit në Instagram u bë virale.


Ajo tregoi se si influencuesit dhe të famshmit mund ta ndryshojnë në mënyrë digjitale imazhin e vërtetë të trupit të tyre me ndihmën e aplikacioneve të thjeshta.

Kim Kardashian akuzohet sërish për përdorim të Photoshopit
Lexo po ashtu Kim Kardashian akuzohet sërish për përdorim të Photoshopit

Krahas videos, e cila e shfaq atë duke përdorur një aplikacion për modifikimin e videos për të ngushtuar belin e saj, për të zgjeruar ijët dhe për t’u bërë më e gjatë, është përshkrimi: “Është shumë e lehtë për t’u manipuluar, kështu që edhe pse gjithçka u lëkund pak kur lëviza, nëse do ta kisha bërë përballë murit të bardhë dhe do të isha mjaft e aftë, asnjëherë nuk do ta kuptonit”.

“Mendoj se deri më tani jemi njoftuar për ekzistimin e softuerit për rregullimin e videove. Por, nuk jam e sigurt nëse e kuptojmë se sa larg mund të shkojë”, thotë mes tjerash Emily në videon e saj.

Shembujt e tmerrshëm që tregojnë se çfarë ndodh kur e teproni me filtrat dhe Photoshopin
Lexo po ashtu Shembujt e tmerrshëm që tregojnë se çfarë ndodh kur e teproni me filtrat dhe Photoshopin

Tutje, ajo tregon si ndodh rregullimi i formave trupore gjatë videove që shpërndahen në rrjetet sociale.

Influencuesja e përfundoi videon me këto fjalë: “Kjo le t’jua kujtojë: herën tjetër që të ndiheni të pasigurt sepse keni parë diçka në Instagram, dijeni se është shumë e lehtë ta manipulosh një imazh”. /Telegrafi/