LAJMI I FUNDIT:

Influencuesja izraelite padit kompaninë kineze, prodhoi kukull seksi me fytyrën e saj – madje mban të njëjtin emër

Influencuesja izraelite padit kompaninë kineze, prodhoi kukull seksi me fytyrën e saj – madje mban të njëjtin emër

Influencuesja izraelite Yael Cohen Aris ka paditur një kompani kineze, pasi siç thotë ajo kanë prodhuar pa lejen e saj një kukull seksi me imazhin e saj.

Kjo 25-vjeçare tha për televizionin britanik ITV, se “lodra” që Iron Dolls ka në ofertë “ka pamjen e saj” – madje ndan të njëjtin emër, Yael, transmeton Telegrafi.


Ajo çfarë e ka tmerruar më shumë këtë vajzë, është fakti që kompania kineze gjatë promovimit të kukullës ka përdorur imazhet e vërteta të influencueses izraelite.

“Nuk kam asgjë kundër industrisë së kukullave të seksit, problemi qëndron se e kanë bërë pa miratimin dhe dijeninë time. Nuk është vetëm një kukull që më ngjan mua, por problemi qëndron se ata fare nuk po mundohen ta mbulojnë se unë u kam shërbyer si inspirim”, tha ajo.

https://twitter.com/about_doll/status/1382931972318633984?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1382931972318633984%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fmagazin%2Fzanimljivosti%2Fizraelska-influenserka-tuzi-kompaniju-jer-je-napravila-seks-lutku-po-uzoru-na-nju%2F220111149

Aris madje pretendon se atë e kishte informuar për këtë një fans i saj gjatë vitit 2019, kur i dërgoi adresën e një forumi ku diskutohej për prodhimin e kukullës me imazhin e saj.

Megjithatë, shoku i vërtetë pasoi disa muaj më vonë kur zbuloi se një të tillë vërtetë e kanë prodhuar. Kjo programere e kompjuterëve tani kërkon të drejtat e saj – duke kërkuar nga kompania që ta tërheq nga tregu këtë produkt dhe me urgjencë të ndalë prodhimin.

Madje është zotuar se nuk kërkon dëmshpërblim, por thjesht të largohen nga tregu. E kjo kukull është e disponueshme në madhësi të ndryshme dhe përbëhet nga dy pjesë – trupi dhe koka.

Vetëm koka e Yael është shitur me një çmim prej 420 dollarë dhe atë gjatë vitit 2019, derisa çmimi për një kukull komplet sillet rreth 1.400 dollarë.

Zëdhënësi i Irontech Dolls, ka thënë se ngjashmëria mes kukullës dhe Yael janë thjesht “rastësi” – duke u zotuar se nuk do ta përdorin më emrin e saj te ndonjë kukull tjetër. /Telegrafi/