LAJMI I FUNDIT:

Influencuesja amerikane që jepte këshilla për rritjen e fëmijëve, dënohet për abuzim të fëmijëve

Influencuesja amerikane që jepte këshilla për rritjen e fëmijëve, dënohet për abuzim të fëmijëve

Një influencuese nga Utah, SHBA, e cila ndau këshilla të ashpra për rritjen e fëmijëve në YouTube, është dënuar me të paktën katër vjet burg për abuzim me fëmijët.

Ruby Franke (42) me lot kërkoi falje në gjykatë kur mësoi fatin e saj. Ajo më parë u deklarua fajtore për abuzim dhe kequshqyerjen e fëmijëve të saj, transmeton Telegrafi.

Ajo u shfaq së bashku me ish-partneren e saj të biznesit Jodi Hildebrandt (54), e cila mori një dënim të njëjtë.


Gjykatësi i dënoi ato me katër dënime nga një deri në 15 vjet burg. Dënimet do të ekzekutohen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe janë maksimale, për çdo akuzë sipas ligjit të këtij shteti federal.

Se sa kohë do të shërbejë secila në fund do të përcaktohet nga bordi shtetëror i lirimit me kusht. Franke do të ketë 30 ditë për të apeluar vendimin.

Në gjykatë, Prokurori i Shtetit të Utah-s, Eric Clarke tha se dy fëmijët e Rubyt, nëntë dhe 11 vjeç në atë kohë, jetonin në një “mjedis të ngjashëm me kampin e përqendrimit” dhe e quajti atë kërcënim për komunitetin.

“Fëmijëve u privohej rregullisht ushqimi, uji, shtretërit për të fjetur dhe pothuajse të gjitha format e argëtimit”, tha Clarke.

Në gjykatë, Ruby ishte në lot pas vendimit. Ajo u kërkoi falje fëmijëve të saj dhe tha:

“Isha aq e çorientuar sa besoja se ishte drita e errët dhe e drejta ishte e gabuar. Më shtynë të besoja se kjo botë ishte një vend i lig, i mbushur me policë kontrollues, spitale që lëndonin, agjenci qeveritare që lajnë trurin, udhëheqës kishash që gënjejnë, burra që refuzojnë të mbrojnë dhe fëmijët që kanë nevojë për abuzim”, tha ajo.

Dy gratë u arrestuan në gusht 2023, pasi djali 12-vjeçar i Franke u arratis nga dritarja e shtëpisë së Hildebrandt në Ivins, Utah.

Policia tha se fëmija më pas vrapoi te një fqinj dhe kërkoi ushqim dhe ujë. Sipas të dhënave të policisë, ai kishte plagë nga lidhja me litar.

Arrestimet shënuan fundin e një karriere të gjatë dhe të diskutueshme në YouTube. Franke ka grumbulluar më shumë se dy milionë abonentë në kanalin e saj 8 Passengers, të cilin e lansoi në 2015. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori