Çmimet e konsumit në Bashkimin Evropian u rritën me 1.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar në muajin tetor.

Siç njofton Eurostat, përcjell Telegrafi, shkalla e inflacionit vjetor të bllokut 28-anëtarësh u ul nga 1.2 për qind në muajin shtator.

Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni vjetor shënoi rënie në 15 vende anëtare, por mbeti i qëndrueshëm në tetë vende dhe u rrit në pesë të tjera.

Normat më të ulëta vjetore janë parë në Qipro me 0.5 për qind, Greqi me 0.3 për qind dhe Portugali me 0.1 për qind, ndërsa më të larta u regjistruan në Rumani me 3.2 për qind, Hungari me 3.0 për qind dhe Sllovaki me 2.9 për qind.

Ndërkohë, niveli i inflacionit të Eurozonës ishte 0.7 për qind muajin e kaluar nga 0.8 në që ishte në muajin shtator. /Telegrafi/