LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Maqedoni me rekord të ri, bie vlera e pagës

Inflacioni në Maqedoni me rekord të ri, bie vlera e pagës

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut ka thyer rekord të ri. Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar për rritje të inflacionit për 12.1 për qind në muajin maj, ndërsa në nivel vjetor prej 11.9 për qind. Buka, vaji i gatimit dhe çmimi i qumështit janë tre produktet që janë rritur nga 15 deri në 40 për qind. Çmimi i sheqerit është rritur me 6,7 për qind, kafeja dhe çaji me 3,1 për qind, ndërsa mishi me 2,5 për qind.

Kostoja e jetesës në maj të këtij viti krahasuar me muajin paraprak është rritur me dy për qind kurse çmimet me pakicë me 1.5 për qind. Komuniteti i biznesit thotë se vendi është në një krizë të rëndë, me çmimet e larta të energjisë elektrike që rrezikojnë kompanitë të mbyllin bizneset e tyre.


“Ne mendojmë se qeveria synon qytetarët, jo kompanitë. Mendojmë se ajo rrugë nuk është e mirë, për të mos thënë e gabuar. Por unë mendoj se korrigjimi duhet të vazhdojë. Nuk guxojmë ta ndalim aktivitetin ekonomik, duhet ta mbajmë aktivitetin ekonomik, sepse me mbylljen e kompanive dhe pushimin nga puna do të kemi një hendek më të madh në një pasiguri të tillë dhe mund të jetë katastrofik”, deklaroi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Rritja e çmimeve në fillim të këtij muaji ndodhi pas shfuqizimit të masave të qeverisë. Për dy ditë, të gjitha produktet bazë shiten për 5 deri në 20 denarë më shtrenjtë. Sipas njoftimeve të Qeverisë, deri në fund të javës do të dihet nëse do të ketë sërish ndërhyrje në çmime./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori