LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Maqedoni pritet të bie nën 10 për qind në shtator

Inflacioni në Maqedoni pritet të bie nën 10 për qind në shtator

Institucionet financiare ndërkombëtare presin stabilizimin e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Në uljen e inflacionit ndikojnë më shumë faktorë si normat e kamatave të bankave qendrore tek ne dhe në botë.

Pas një inflacioni të lartë prej 14 për qind në vitin e kaluar me nivele historikisht të larta, pritet që ai të ulet nën 10 për qind në muajin shtator të këtij viti. Pritjet janë që inflacioni të vazhdojë të ulet. Pres që nga shtatori në vendin tonë të kemi një shifër një shifrore të inflacionit, që do të thotë se do të bjerë nën dhjetë për qind dhe mund të jemi optimistë në këtë drejtim, thotë eksperti i tregjeve financiare, Bojan Cvetanovski. Sipas tij, për këtë ndikojnë më shumë faktorë përfshi edhe normat e kamatave të Bankave qendrore tek ne dhe në botë si dhe lëvizjet në tregjet e energjenseve.


“Pra çmimet e naftës tani janë në rënie aktualisht dhe lëvizin diku rreth 70 dollarë për fuçi, ndërsa më parë arrinin në 120 dollarë për fuçi. Ndikues është edhe çmimi i stabilizuar i energjisë elektrike, i cili gjatë vitit 2022 ka arritur në 500 euro për megavat orë, ndërsa tani është nga 100 në 120 euro“, shton Cvetanovski.

Ish-guvernatori i Bankës Popullore, Ljube Trpevski vlerëson se inflacioni është shkaktuar kryesisht nga rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit dhe rritja e pritjeve inflacioniste për shkak të luftës në Ukrainë.

“Bankat qendrore, në radhë të parë sistemi i rezervës federale, bankat qendrore të Amerikës dhe Evropës reaguan shpejt duke rritur ndjeshëm normat e referencës së interesit dhe bankat komerciale reaguan menjëherë duke rritur normat e interesit për kreditë që miratojnë. Njëherësh në pjesën më të madhe, gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë në Ukrainë, domethënë nëse do të ketë një fund të luftës dhe nëse nuk do të ketë, nëse lufta do të intensifikohet dhe kjo do të shkaktojë ndryshime të mëdha. Na pret paqartësi si në botë ashtu edhe në vendin tonë”, shton Trpevski.

Nga Banka Popullore presin ulje të inflacionit që në suaza afatmesme do të jetë afër mesatares historike.

“Duke marrë parasysh arritjet e deritanishme si dhe parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare për rënien apo stabilizimin e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimin e kushteve monetare dhe masa të tjera, parashikohet një ngadalësim i inflacionit, pra ai do të zvogëlohet në një nivel një shifror nga 8 në 9 për qind në vitin 2023, dhe më pas në periudhën afatmesme do të kishte një rënie të mëtejshme dhe ulje nën 3 për qind, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

Ajo thotë se nevojitet vëmendje edhe për faktorët e ndryshëm që ndikojnë ndaj inflacionit si kërkesa e agregate apo një kujdes ndaj lëvizjeve të konsumit, shpenzimeve qeveritare.

“Nisur nga zhvillimet gjeopolitike, rreziqet që rrethojnë projeksionin e inflacionit ende ekzistojnë, por për momentin, projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikojnë një rënie më të madhe të çmimeve të produkteve primare, gjë që tregon për disa rreziqe negative. Është i nevojshëm edhe monitorimi i kujdesshëm i të gjitha masave që ndikojnë në kërkesën agregate”, thekson Angellovska-Bezhoska.

Nga Banka Popullore thonë se përcaktimi i politikës monetare në të ardhmen do të varet nga dinamika e inflacionit dhe pritjet inflacioniste, por edhe nga lëvizjet e tregut valutor dhe niveli i rezervave valutore. Njëherësh vlerësojnë se ngadalësimi gradual i inflacionit mbështetet në vlerësimet e shterimit të goditjeve të jashtme dhe kushteve më të shtrënguara financiare, por edhe e supozimeve për uljen e çmimeve të energjisë si dhe pritjeve për një lehtësim gradual të presioneve të çmimeve në ushqime. Rreziqet për projeksionin e inflacionit në periudhën afatmesme janë ende të lidhura me pasigurinë në lidhje me lëvizjet e ardhshme të çmimeve botërore të energjisë dhe ushqimeve dhe me intensitetin e transmetimit të inflacionit të brendshëm. Gjithashtu, duhet të monitorohet me kujdes rritja e pagave, e veçanërisht raporti me rritjen e produktivitetit, vlerëson Banka Popullore.

Në ndërkohë, në periudhën e kaluar nuk ekzistonte gati asnjë ekonomi në të cilën inflacioni nuk ishte lëvizur lartë duke arritur nivele shumë të larta. Megjithatë një ekonomi si ajo e Maqedonisë shumë e hapur, ndaj tregtisë dhe e varur mjaft nga importet sidomos në sektorin e energjisë ku kishte mjaft tronditje, ekonomi në të cilat pjesa e ushqimit dhe energjisë në shportën e konsumit është më e madhe si në të gjitha ekonomitë e rajonit edhe reagimi ishte më i theksuar. Njëherësh inflacionin në vend në vitin e kaluar e ka rritur edhe përdorimi shumë i madh i energjisë më efikasitet të vogël ku në mesatare përdorim dy deri në tre herë më shumë energji për të prodhuar një njësi të prodhimit të brendshëm bruto. Rritje dyshifrore e inflacionit vitin e kaluar, varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik. Ky trend karakterizoi Maqedoninë pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, megjithatë ky trend pritet të stabilizohet në vitin 2023, thonë institucionet financiare. Në ndërkohë, punonjësit në vend janë në pritje të rritjes së pagave që do të zbusë sadopak pasojat e uljes së standardit jetësor dhe shpenzimeve në rritje jetësore karshi të ardhurave të pamjaftueshme mujore. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori