LAJMI I FUNDIT:

Infiniti e ka ndërprerë prodhimin, por do të sjellë një produkt atraktiv për ta kaluar kohën e lirë

Infiniti e ka ndërprerë prodhimin, por do të sjellë një produkt atraktiv për ta kaluar kohën e lirë

Më e mirë e gjithë kësaj, është se ofrohet falas

Industria e automobilizmit është shumë e rëndësishme, por me përhapjen e coronavirusit është ndërprerë prodhimi, derisa fuqia blerëse është e fokusuar në gjëra më themelore, transmeton Telegrafi.


Për t’i ndihmuar njerëzit të kalojnë kohën e lirë, prodhues të ndryshme kanë krjuar produkte si libër me makina të ilustruara për t’i ngjyrosur, apo forma për ndërtimin e makinave nga letra.

Derisa e ka ndërprerë prodhimin, Infiniti ka vendosur që të jetë afër klientëve, duke sjellë një produkt atraktiv të quajtur Carigami.

Figurat e veturave të punuara në shkallën 1:27, duhet të printohen, më pas të prehen me thikë speciale dhe më pas të ngjiten.

Të gjithë ata që e punojnë një makinë të tillë, mund ta fotografojnë dhe ta shpërndajnë me të tjerët nën thurjen #ParkItFOrNow, që nënkupton parkoje për momentin.

Bëhet e ditur, se këto produkte do të lansohen së shpejti, ndërsa format do të jenë si Infiniti Q50, QX80 dhe FX. /Telegrafi/