Një infermier i kujdesit palliatativ në Gjermani është dënuar për vrasjen e të paktën 10 personave, pasi i injektoi fshehurazi me analgjetikë dhe sedativë për të ulur ngarkesën në turnin e natës.

Infermieri 44 vjeçar, që punonte në një spital në qytetin Wuerselen në perëndim të Gjermanisë, është akuzuar se ka luajtur rolin e “egjelit” me pacientët për të cilët ai duhej të kujdesej.


Prokuroria paraqiti si provë se ai kishte injektuar pacientët me doza të mëdha sedativësh dhe analgjetikesh, si morfina dhe midazolam - një relaksues muskujsh që herë pas here përdoret edhe në ekzekutime në SHBA - thjesht për ta bërë turnin e natës më të lehtë dhe më pak të lodhshëm.

- YouTube www.youtube.com

I pandehuri, i cili identiteti nuk është bërë publik, dëshmoi në gjykatë se thjesht kishte tentuar t’i ofronte pacientëve ‘’një sy gjumi”, sepse “gjumi është mjekimi më i mirë”, dhe se nuk kishte menduar se barnat që përdori do të ishin kaq vdekjeprurëse, raporton odditycentral.

Prokuroria e akuzoi infermierin, i cili punonte në spital prej vitit 2020, për mungesë motivimi dhe entuziazmi gjatë detyrave të tij, dhe për mungesë totale të empatisë ndaj pacientëve të sëmurë që ishin në kujdesin e tij. Hetimi zbuloi se pacientët që kërkonin më shumë kujdes e irritonin atë.

Në një gjykatë në qytetin Aachen, infermieri u dënua së fundmi me burgim të përjetshëm pa të drejtë ankese për vrasjen e të paktën 10 pacientëve dhe për tentativë vrasjeje ndaj 27 të tjerëve në periudhën dhjetor 2023–maj 2024.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu disa raste të tjera të dyshimta gjatë karrierës së tij mjekësore. /Telegrafi/