LAJMI I FUNDIT:

Infermieret zbulojnë pjesët më të vështira të punës së tyre – nga vdekja e pacientëve, deri te mos të pasurit kohë për të shkuar në banjë

Infermieret zbulojnë pjesët më të vështira të punës së tyre – nga vdekja e pacientëve, deri te mos të pasurit kohë për të shkuar në banjë

Infermieret vlerësohet se kanë disa nga punët më të vështira.

Përveç ballafaqimit me pacientë të ndryshëm, ata thonë se vështirësitë e tyre paraqiten edhe në aspekte tjera.

Në këtë drejtim, Business Insider ka folur me dhjetëra infermierë në pjesët më sfiduese për punën e tyre – dhe shumë prej tyre kanë rënë dakord se humbja e pacientëve i lëndon më së shumti, përcjell Telegrafi.

Këtu janë disa nga pjesët më të vështira për të qenë një infermiere:

Të shohësh pacientët duke vdekur

Shumica e infermiereve kanë thënë se vdekja e pacientëve ishte pjesa më e vështirë e punës së tyre, përfshirë Heather, një infermiere nga Karolina e Veriut dhe Chelsey Rodgers, një ish-infermiere e cila tani drejton një kompani edukimi.

Ndërsa Megan, një infermiere që punon në Ohajo, tha se ajo përpiqet të mbajë të qarat gjatë situatave të vështira: “Ne nuk kemi luksin për të qarë, ne duhet të vazhdojmë të lëvizim”.

Ballafaqimi me mendimet gjykuese për profesionin e tyre

“Shpesh është e vështirë t’i shpjegosh njerëzve atë që bëjmë”, thotë një infermiere nga Pensilvania, e cila donte të qëndronte anonime. “Ka një nocion që unë jam ‘vetëm një infermiere’ dhe unë luftoj t’i shpjegoj njerëzve se kjo është ajo që unë dua”.

Ndërrime të gjata dhe të vështira

Pjesa më e vështirë për të qenë një infermiere, sipas Beth, një infermiere nga Wisconsin, është “lodhja totale mendore, emocionale dhe fizike deri në fund të një ndërrimi”.

Mungesa e respektit nga njerëz të tjerë në industrinë e kujdesit shëndetësor

Leslie, një infermiere e licencuar praktike nga Florida, tha se pjesa më e vështirë e punës së saj është “mungesa e respektit dhe abuzimit verbal/fizik nga familjet, menaxhmenti, punëtorët e tjerë të kujdesit shëndetësor”.

Ndërsa Amy, një infermiere nga Teksasi, gjithashtu tha se infermieret “tolerojnë shumë abuzime verbale dhe fizike nga pacientët dhe nganjëherë mjekët”.

Nuk ka kohë as për të shkuar në banjë

Chelsea, një infermiere nga Illinois, ka thënë se ndonjëherë nuk ka as kohë të kryej shkojë në banjë, përcjell Telegrafi.

Kur pacientët dhe familjet e tyre mendojnë se dinë më shumë sesa infermierja

“Kur pacientët dhe anëtarët e familjeve të tyre vënë në dyshim çdo lëvizje që bëni ose mendoni se kërkimi i tyre i shpejtë i Google i bën ata po aq ekspertë sa unë jam”, tha një infermiere nga Pensilvania që dëshironte të qëndronte anonim.

Nat, një infermiere nga Masaçuseti, gjithashtu frustrohet kur pacientët e saj mbështeten në internet për t’u dhënë atyre këshilla mjekësore: “Unë nuk e dija se Google kishte një licencë për infermieri”.

Të punosh në pushime dhe në fundjavë

Puna në pushime është pjesa më e vështirë e punës, sipas Betsy, një infermiere në Florida.

Ndërrime të ndryshme, pushimeve dhe gjatë fundjavës gjithashtu mund ta bëjnë punën të lodhshme, sipas një infermiere nga Suedia e cila dëshironte të qëndronte anonim.

Presioni për të ditur gjithçka

Presioni për të pasur të gjitha përgjigjet e bën punën shumë të vështirë, sipas Nat, një infermiere nga Massachusetts.

“Infermieret kanë specializime të ndryshme”, tha ajo. “Ne nuk dimë gjithçka, por për atë që nuk dimë, ne hulumtojmë informacione të bazuara dhe edukojmë veten”.

Kujdesi për pacientët e varur nga droga

Ndërsa shumë vende po përballen me krizën e vazhdueshme të opiumit, infermierët thonë se pjesa më e vështirë e punës është “të kujdesesh për njerëzit që duan vetëm drogë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Fun
Holanda në kërkim të 11 rakunëve të arratisur nga kopshti zoologjik

Holanda në kërkim të 11 rakunëve të arratisur nga kopshti zoologjik

Fun
Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Një grua pa për herë të parë fëmijën e shoqes dhe pati një reagim prekës

Fun
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori