Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë, janë shprehur të pakënaqur me koeficientin 5.6 në Projektligjin e ri të pagave, i cili tashmë është në konsultim paraprak. Nga kjo sindikatë deklarojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë do ta dërgojnë këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese.
Kërkesa e tyre e kamotshme që të gradohen njëjtë sikurse fizioterapeutët dhe logopedët, vazhdon të jetë ende kyçe karshi këtij ligji.
Kryetari i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë, Përparim Berisha thotë se pritshmëritë karshi ligjit të ri të pagave nuk janë të mira.
Ndonëse shprehet se ka përmirësim krahasuar me ligjin e kaluar, Berisha për KosovaPress, thotë se kërkesat e tyre do t’i adresojnë në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë brenda 10 ditëve.
“Pritshmëritë tona thuajse nuk janë të mira, ashtu siç kemi shpresuar, jemi të graduar me koeficient pak më mirë dhe me shumë të hollave, pak më mirë sesa me ligjin e kaluar. Mirëpo, dallimi është prapë në mes të infermierëve dhe fizeoteraputëve dhe logopedëve, ku ata janë graduar me koeficientë 6, kurse infermierët me koeficientë 5.6.
Infermierët janë ndarë në tri grupe në shërbimin parësor, dytësor dhe tretësor, kurse tek mjekët nuk e kemi një ndarje të tillë…
Ata kanë kërkuar që me çdo kusht të jenë baras me logopedët, fizioterapeutët me koeficinet 6 për shkak se sipas infermierëve, edhe ata i kanë 180 pikë akredituese shkollimi Bachelor, njëjt sikur fizioterapeutët dhe logopedët…
Dallimi është diku rreth 50 euro…Kjo ka shfaq pakënaqësi jo për shkak të ndoshta mjeteve monetare, por për shkak të gradimit, punës të infermierëve që sipas tyre është shumë më e rëndë se e fizioterapeutëve dhe logopedëve. E keni parë edhe në pandemi rolin kryesor e kanë pas infermierët dhe shërbimin ndaj të sëmurëve”, tha Berisha.
Ai paralajmëron se nëse kërkesat e tyre nuk adresohen me kohë atëherë edhe ky ligj do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, sikurse ai i kaluari.
“Herën e kaluar kemi qenë shumë keq dhe për këtë arsye patëm dërguar në Gjykatën Kushtetuese përmes Avokatit të Popullit, shpresoj që këtë herë kërkesat tona nuk do të hasin në vesh të shurdhër dhe do të merren parasysh dhe do të rregullohen qysh tash pa shkuar ende në lexim të parë që mandej të mos ketë veprime të tjera sindikale si protesta apo dërgimi në Gjykatën Kushtetuese dhe të kthehet prapë gjithçka në pikën zero.
Ne jemi që ky ligj të vazhdoj të procedohet, por gjithmonë duke i marr parasysh kërkesat tona…Nëse nuk do të merren parasysh ne prapë do ta dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese gjithmonë në rast se ka kërkesa prej infermierëve, mjekëve dhe shërbimeve tjera mbështetëse”, theksoi kryetari i Sindikatës së Infermierëve.
Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me mungesë të infermierëve dhe ikje të profesionistëve shëndetësor nga vendi.
Berisha thotë se vetëm deri në fillimit të korrikut të këtij viti nga Kosova kanë ikur 400 infermierë.
Ai shtoi se si pasojë e ikjes së infermierëve, ka edhe reduktim të shërbimeve shëndetësore.
“Unë i bëjë thirrje prej këtu Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe Ministrisë së Financave edhe kryeministrit që urgjentisht të shpall konkurs që të pranohen të paktën për këtë vit rreth 1 mijë infermierë që të mos ngarkohen infermierët me mbipunë dhe po ashtu të ketë edhe shërbime sa më cilësore për pacientët”, u shpreh Berisha.
Në mesin e këtij muaji, Ministria e Punëve të Brendshme ka proceduar për konsultime paraprake Projektligjin për pagat dhe projektligji për zyrtarët publikë. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë